• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Basketball
  • Boks
  • Formula 1
  • MMA
  • Moto GP
Teuta mposht Partizanin dhe shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë
Home
Të tjera

Teuta mposht Partizanin dhe shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë

2 February, 2018 Q.Autor Të tjera

Teuta ka prerë një biletë për në finalen e Kupës së Shqipërisë në baskeboll për meshkuj, pas fitores 81-75 arritur ndaj Partizanit, në gjysmëfinalen e dytë të këtij eventi, ndeshje e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet. Në finale, ekipi durrsak do të luajë ndaj Tiranës, e kualifikuar pak orë më parë, pas fitores 101-77 ndaj Kamza Basket. Ndeshja ka qenë e bukur dhe me emocione në shumicën e kohës, por gjithnjë e dominuar nga durrsakët, që ishin gjatë gjithë kohës superiorë në fushë, por pa krijuar një diferencë të madhe pikësh. Kjo bëri që për 30 minuta ndeshja të ishte e hapur dhe vetëm në 10-minutëshin e fundit të vuloset fitorja e Teutës.

Nga ndeshja Teuta-Partizani, 81-75

Ndeshja nis e ekuilibruar, skuadrat kërkojnë fitoren në periodën e parë, ku si Partizani ashtu dhe Teuta barazojnë disa herë shifrat. Durrsakët udhëheqin 21-18 pas periodës së parë, por shpejt nisin të shkëputen, duke krijuar një epërsi të lehtë pas përfundimit të 10 minutave të para, 42-33. Partizani është i çoroditur në parket, bën mjaft gabime dhe nuk është në gjendje të mbajë ritmin e Teutës, që në periodën e tretë thellon edhe më shumë shifrat, duke u shkëputur 66-51. Ky avantazh i jep më shumë siguri ekipit durrsak, ndërsa Partizani tenton deri në fund dhe rihap ndeshjen, por nuk ka forcën të përmbysë rezultatin. Teuta fiton 81-75, duke u kualifikuar për në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinalet e meshkujve (2 shkurt)

Tirana – Kamza Basket, 101-77 (19-14, 25-28, 29-20, 28-15)

Teuta – Partizani, 81-75 (21-18, 21-15, 24-18, 15-24)

Finale (3 shkurt)

Tirana – Teuta, ora 18:00 (Feti Borova)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nëse keni plane në fundjavë mendohuni mirë! Ja çfarë ju pret
Previous article MARRËVESHJA ME GREQINË/ Titujt e mediave greke për Ramën: Hapi prapë temën e Çamërisë

Q.Autor

Postime të ngjashme

SFIDON JUSHUAN NË RING/ Prenga: Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën Boks

SFIDON JUSHUAN NË RING/ Prenga: Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën

MEDALJE E ARGJENDË PËR SHQIPËRINË/ Abakarov ndalet në finale Sport

MEDALJE E ARGJENDË PËR SHQIPËRINË/ Abakarov ndalet në finale

PESHËNGRITJE/ Briken Calja trondit sërish Europën me medalje ari, shkëlqen edhe Enkileda Carja Sport

PESHËNGRITJE/ Briken Calja trondit sërish Europën me medalje ari, shkëlqen edhe Enkileda Carja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT