• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TETORI ROZË/ Mjekja apel grave në muajin e ndërgjegjësimit: Një kontroll do t’ju shpëtoj jetën. Mos nënvlerësoni asnjë… (INTERVISTA)
Home
Ekskluzive

TETORI ROZË/ Mjekja apel grave në muajin e ndërgjegjësimit: Një kontroll do t’ju shpëtoj jetën. Mos nënvlerësoni asnjë… (INTERVISTA)

27 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Muaji i Tetorit ose ndryshe i quajtur “Tetori Rozë” nënkupton fillimin e Muajit të Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit.

Muaji i Vetëdijësimit të Kancerit të Gjirit, i shënuar në vende të botës çdo tetor, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Pink Breast Cancer Awareness Ribbon

Mjekja onkologe Esmeralda  Sera në një intervistë për AlpeNews.al tregon disa nga faktorët që nuk duhen nënvlerësuar si dhe ka një apel për të gjitha gratë.

Intervista e plotë:

Sa i përhapur është kanceri i gjirit në vendin tonë?

Në vendin tonë nuk kemi statistika të sakta përsa i përket statisikave të kancerit të gjirit, por në nivel botëror 1 në 8 gra janë të prekura nga kjo semundje, numër që pritet të jetë në rritje.

Cilat janë disa nga shenjat e kancerit në gji?

Shenjat e kancerit të gjirit variojnë. Në shumicen e rasteve gratë vijnë tek ne për arsye se kapin një mase në gji e cila mund te jetë e levisshme ose jo.
Raste të tjera paraqiten me rrjedhje nga areola e gjirit ose lëkurë në formë portokalli. Natyrisht në shumë raste është një zbulim i rastesishem në kontrolle rutine.
Cilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit?

Tashmë moshat e prekura nga kanceri i gjitit mund të jene mjaft të reja.

Më para moshat e prekura ishin mbi 60 vjeç. Me të rrezikuara janë femrat që kanë patur menstruacione të hershme, ato që kanë lindur në moshë të madhe si dhe femrat që futen në menopauze në moshe te madhe. Gjithashtu dhe përdorimi i hormoneve rrit rrezikun e semundjes.

Si zbulohet kanceri i gjirit?

Mënyra më e mirë që të zbulohet kanceri i gjirit janë kontrollet rutine me eko gjiri ose mamografi në varësi të moshës apo faktoreve të rrezikut që kanë femrat, sidomos ato që kanë trashëgimi familjare.

Çfarë mund të themi për mamografinë në vendin tonë?

Në vendin tonë së fundmi vërehet një ndergjegjesim i grave përsa i perket kësaj semundje dhe pasojave të saj. Këtë fakt e tregon dhe praktika jonë e perditeshme ku paraqiten gjithmonë e më shumë gra që interesohen dhe kontollohen përsa i perket shendetit dhe gjirit të tyre.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Një mesazh që do donit ti jepni të gjitha grave…

Së  fundmi do ti thoja të gjitha grave që mos të nenvleftesojnë asnjë shenjë që gjoksi i tyre paraqet dhe që nuk është e zakonshme për to. Një kontroll tek mjeku shpëton jetën. Pra informimi duhet të vazhdoje dhe gratë duhet të ndergjegjesohen gjithmonë e më shumë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Roma-Milan. Rezultati 2-1
Previous article SKANDAL NË GJIROKASTËR/ Ja momenti kur lojtarët e Luftëtarit kapen me tifozët "Bardheblu (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

SONTE SHKRUHET HISTORIA/ Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar Breaking News

SONTE SHKRUHET HISTORIA/ Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

I TRADHËTOI DETAJI I MAKINËS/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash Aktualitet

I TRADHËTOI DETAJI I MAKINËS/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT