Policia ka derguar te gjitha provat e saj nepermjet oficereve te policise gjyqesore, tek Prokuroria e Krimeve te Renda, e cila mesohet se ka pergatitur tashme kerkesen per vlleresimin neser te mases se arrestit, ne Gjykaten e shkalles se pare per Krime te Renda.
Burime te mirinformuara i thane “Alpenews.al” se prokuroria do te kerkoje arrest me burg per te kater te arrestuarit si ekzekutore, bashkepunetore e ndihmes ne atentatin mafioz te se henes qe lame pas, ndaj Devi Kasmit ne Tirane.
Ata jane:
• Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;
• Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;
• Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;
• Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Pas deshmive te dhena perpara hetuesve te te gjithe ketyre te arrestuarve, nisur edhe nga provat e grumbulluara deri tani, nga pyetja e deshmitareve te tjere dhe personave qe kane dijeni per rrethanat e ngjarjes, si dhe pas keqyrjes se pamjeve filmike tek palestra e Devi Kasmit dhe nje kamera tjeter perballe rrugices se rkimit, e cila pritet te jete “A”-si nen menge i prokuroreve, mesohet se jane te pakten tete prova qe do i ofrohen gjykates per te justifikuar kerkesen e prokurorise per masen e “arrestit” me burg.
E para, eshte pistoleta tip “Glock” e gjetur ne vilen ne Mezes, nga e cila sipas analizes balistike ne laboratorin kriminalistik, rezulton se eshte qelluar dhe se gezhoja e gjetura ne vendngjarje, perputhen shkencerisht me ate te armes se kapur.
E dyta, pamjet filmike te nje biznesi perballe rrugices ku u realizua atentati mafioz, nga ku u zbardh momenti pas atentatit kur Efthymiou Efthymious hipi ne furgonin e bardhe model “Vito”, i markes Mercedes Benz, per mallra e targë AA 231 JH dhe ate nate drejtohej nga Elton Halipaj. Nga ketu besohet më së shumti se ka nisur shpleksja e lëmshit. Pasi filmimi i targave ka çuar me pas hap pas hapi, ne zberthimin e gjithe enigmes, derisa u kap grupi.
E treta, pamjet filmike te palestres se Devi Kasmit, ku jane fiksuar pamjet perpara atentatit, kur ai u perball me killerin grek me pagese dhe ku 42 vjeçari shqiptar i vuri pistoleten ne koke dhe e kontrolloi pasi besoi se po e perndiqte prej ditesh.
E katerta, pamjet filmike te momentit te ngjarjes.
E pesta, ballafaqimi per njohje qe eshte bere mes Mario Meshinit dhe ish pjesterarit te frocave speciale helene, ku rezulton se eshte pohuar qe tiparet e tij dhe te personit qe ka pare ate nate ne vendin e ngjarjes perputhen pothuajse plotesisht.
E gjashta, gjate deshmise se tij vrasesi grek ka thene se nuk ka dore ne kete ceshtje, dhe se ka ardhur ne Shqiperi per qejf. POr kur eshte pyetur se kur ka si turist, perse atehere nuk rezulton qe te jete regjistruar ne sistemin TIMS te Republikes se Shqiperise, ai nuk ka dhene nje pergjigje te qarte.
E shtata, ka mosperputhje gjate pyetjes vec e vec mes Elton Halipajt dhe Efthymiou Efthymious, per momentin e hipjes se tij ne furgonin e bardhe menjehere pas atentatit, duke u larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Halipaj ka thene se nuk e njeh dhe se ka kaluar e ndaluar rastesisht ne ate moment atje. Nderkohe qe i dyshuari si vrases me pagese, ka thene se njoheshin rastesisht dhe se ishin takuar ne nje klab.
E teta, Efthymious nuk ka patur alibi rreth faktit se perse vinte rrotull zones ku ndodhi vrasja,nderkohe qe banesa qe ai kishte mare perkohesisht me qera ndodhej ne anen e kundert te qytetit.
Mesohet gjithashtu se prokuroria zoteron edhe prova te pergjimeve ambjentale dhe telefonike te cilat jane ne proces zbardhje.
Deklarata e plotë e policise për operacionin e arrestimeve:
Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.
Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi D.K.
Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.
Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.
Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.
Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.
Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.
Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.
Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit
– 4 armë automatikë
– 2 snajper
– 4 pushkë automatike
– 1 armë antitank me 2 predha
– 1 bombë me telekomandim në distancë
– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol
– 4 radio marrëse
– 1 dron
– 110 kg kanabis
– 2 maska
Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.
Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurtë.
Përgatiti: Alpenews.al


