Epidemiologu i Instituti i Shëndetit Publik Artan Simaku ka folur në lidhje me situatën e Covid-19 në vendin tonë që deri më tani kaë shënuar 609 të infektuar dhe 29 viktima.
Më tej ai ka folur dhe për numrin e tamponëve që po bëhen në ditë për persona të dyshuar, duke theksuar se është mbi 250. Kjo shifër sipas tij është mëse e mjaftueshme.
“Testimi kryhet në mënyrë të mjaftueshme, në mënyrë masive dhe janë mbi 250 tampone që përdoren çdo ditë nga persona të dyshuar për koronavirus. Strategjia kryesore e testimit është testimi i rasteve dhe testimi i kontakteve.
E ritheksoj se testimi është mëse i mjaftueshëm deri tani dhe përveç kësaj ka filluar edhe testimi serologjik që do të thotë verifikimi i gjendjes imunitare të presonave, pra nëse e ka kaluar apo jo sëmundjen e COVID-19”, tha ai për Ora news.


