• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TESTIM ME DETYRIM PËR PUSHUESIT E KTHYER? Ja çfarë po planifikon ministria e Shëndetësisë gjermane
Home
Nderkombetare

TESTIM ME DETYRIM PËR PUSHUESIT E KTHYER? Ja çfarë po planifikon ministria e Shëndetësisë gjermane

26 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn po verifikon mundësinë e testeve të detyruara të Coronës për pushuesit që kthehen nga zonat e rrezikuara. Ndërkohë flitet se vala e dytë e Coronës është realitet në Gjermani.

“Ne po verifikojmë detyrimin ligjor”, për testet e Coronës tha Jens Spahn (CDU) të shtunën për radion gjermane, Deutschlandfunk lidhur me mundësinë e vendosjes së testeve të detyruara për ata pushues që kthehen nga zonat e rrezikuara. Sphan e argumenton këtë masë me rritjen e numrit të infeksioneve të reja. “Një numër i tillë kaq i lartë nuk ishte prej kohësh”, ka thënë Spahn, duke theksuar, se “ajo që kemi për momentin janë shumë vatra të vogla shpërthimi”, që shumicën e rasteve ka të bëjë me aktivitetet e udhëtimeve.

Testi i detyruar jo aq i lehtë nga ana ligjore
Por një test i detyruar shkon përtej vendimit të ministrave të Shëndetësisë së landeve të premten. Sipas tij në aeroporte do të ngriheshin qendra testimi, ku të kthyerit nga pushimet do të testoheshin pa kosto dhe vullnetarisht. Sipas Spahn për detyrimin e testimit ka pengesa të mëdha ligjore. “Është një ndërhyrje në liri detyrimi që i vihet dikujt për testim.” Gjykatat e shohin “me shumë vëmendje që çdo ndërhyrje të jetë proporcional”, ka thënë Spahn, që është shprehur, se ende beson në testimin vullnetar dhe arsyen e pushuesve.

Ndërkohë autoritetet gjermane shënojnë shifra të larta të Coronës. Rreth 800 raste në ditë janë regjistruar së fundmi. Vetëm të premten Instituti Robert Koch regjistroi 815 raste. Gjithsej në Gjermani janë 202.964 vetë të infektuar. Shifrat janë shqetësuese. “Më parë kjo shifër ishte afër 500 vetë në ditë ose dukshëm më poshtë”, tha një zëdhënëse e RKI. Edhe virologu Jonas Schmidt-Chanasit nga Instituti i Hamburgut, Bernard Nocht u shpreh për “një rritje të sipërfaqes” së infektimeve.

Vala e dytë ndërkohë është prezente
Kryeministri i landit gjerman të Saksonisë, Michael Kretschmer është shprehur, se e kemi ndërkohë një valë të dytë infektimesh. Ajo është aty, tha ai për gazetën „Rheinische Post”. „Kemi përditë vatra të reja infeksionesh, nga të cilat mund të rezultojnë shifra shumë të larta”, tha Kretschmer. Detyra aktuale është të ndërpritet kjo valë përditë. Sipas tij kjo „habitshëm po bëhet shumë mirë”. Si Jens Spahn, edhe Michael Kretschmer i CDU-së e lidh rritjen e infeksioneve me udhëtimet, dhe sjelljen e virusit nga jashtë. Kryeministri i Saksonisë kërkon për këtë teste të detyrueshme të Coronës për ata që kthehen nga zonat e rrezikuara.

Por shifrat po rriten jo vetëm në Gjermani. Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërkohë njofton, se numri i infektimeve të reja në ditë është më i lartë, se kurrë që nga fillimi i pandemisë. Të premten në mbrëmje janë regjistruar 284.196 raste të reja. Numrin më të lartë të infektimeve e shënon SHBA, Brazili, India dhe Afrika Jugore. Që nga shpërthimi i pandemisë janë infektuar 15,3 milionë vetë dhe 630.000 vetë kanë humbur jetën si pasojë e virusit Corona./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIM I RI / Shkencëtarët zbulojnë testin që zbulon kancerin 4 vite para se të shfaqet
Previous article "MOMENTI MË I VËSHTIRË ËSHTË..."/ Rrëfimi prekës, infermierja e spitalit COVID-2: Ndonjëherë shpresa e vetme e pacientëve jemi ne

s.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz Botë

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar Botë

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja Botë

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT