• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Testi që zbuloi gafën e social-demokratëve gjerman: Gazeta e njohur regjistron qenin si anëtar partie
Home
Nderkombetare

Testi që zbuloi gafën e social-demokratëve gjerman: Gazeta e njohur regjistron qenin si anëtar partie

21 February, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Gjermanët që janë anëtarë të Partisë Socialdemokrate të vendit, nisën të martën të votojnë me postë për të vendosur nëse duhet të hyjnë në një tjetër koalicion të gjerë me kancelaren Angela Merkel apo jo

Mbi 463 mijë anëtarë, duhet të vendosin nëse janë pro apo kundër marrëveshjes që lidershipi socialdemokrat lidhi me konservatorët e Merkelit më herët këtë muaj.

Shumë votues janë regjistruar për të thënë fjalën e tyre për të ardhmen e vendit, e një prej tyre, ka një hundë më të mprehtë se të tjerët.

Tabloidi gjerman “Bild”, një ndër gazetat më të lexuara në vend, regjistroi qenin Lima për socialdemokratët duke përdorur sajtin online të partisë, emailin dhe adresën postare të pronarit të saj.

Në një artikull mbi subjektin, gazeta ngriti pyetjen…a është i mundur manipulimi?

Duke u regjistruar me emrin Lima B, me moshën e saj në vite qeni, konia është pranuar si anëtare partie pasi i ishte nënshtruar një kontrolli të shpejtë, bazuar në të dhënat e shënuara në formularin online.

Ralf Stegner, zëvendëspresident i SPD, reagoi në Twitter: Kjo është një përpjekje për të sajuar një farsë mbi demokracinë tonë të brendshme, që partitë e tjera ndoshta nuk e kanë.

Ne po punojmë për të anuluar këtë anëtarësi që dukshëm është krijuar me qëllim për të manipuluar opinionin”.

Artikulli i “Bild” sidoqoftë, vendos në qendër një debat të nxehtë në gjermani e që ka të bëjë me rreziqet e votës së anëtarësisë.

Blloku i kristiandemokratëve të Merkelit, së fundmi, ka kritikuar zëshëm veprimet e social demokratëve.

Rezultatet e votimit të anëtarëve të SPD priten më 4 mars dhe një refuzim i koalicionit të madh me konservatorët e Merkelit do të çonte në zgjedhje të reja.(tch)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fresh research confirms homeschoolers outperform unschoolers and public schoolers
Previous article Bakaj pezullohet dy ndeshje për provokim dhe fyerje të tifozëve

F.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT