• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TESTI I DROGËS/ Nano: Do të zhvillohet sipas procedurave të qarta, asnjë veprim penalizues pa u bindur plotësisht
Home
Breaking News

TESTI I DROGËS/ Nano: Do të zhvillohet sipas procedurave të qarta, asnjë veprim penalizues pa u bindur plotësisht

10 December, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano deklaroi sot se testi i drogës për efektivët e policisë do të kalojë në disa faza. I pyetur nëse kanë rezultuar efektivë pozitivë për drogë, ai tha në një prononcim për mediat se nuk do të ketë asnjë penalizim për policët pa u bindur plotësisht për rezultatet.

Qëllimi sipas Nanos, është një polici e pastër për të krijuar besueshmëri në raport me komunitetin.

“Dua që të informoj dhe të mos ketë asnjë keqkuptim. Policia e Shtetit nuk ka për synim terrorizimin e forcave të policisë, kanë mbështetjen time personale dhe të ligjit për punën që kryen. Testi i drogës do të zhvillohet sipas procedurave të qarta dhe nuk do ndërmarrim asnjë veprim penalizues pa u bindur plotësisht. Nuk ka përfunduar testi i drogës, është në fazat e para. Qëllimi ynë është parandalimi dhe më pas do vazhdojmë me faza të tjera të miratuara nga institucionet shtetërore që do japin aktin përfundimtar për çdo punonjës policie. Duam një polici të pastër dhe kjo bëhet dhe për një arsye tjetër të fortë, për të krijuar besueshmëri në nivel më të lartë në raport me publikun dhe komunitetin. Në përfundim të këtij procesi do ketë informacion zyrtar nga Policia e Shtetit”, deklaroi Nano.

Sa i përket krimeve të rënda që janë ende pa autor, Nano tha se në lidhje me ngjarjet që janë në hetim, nuk mund të japë asnjë detaj sepse dëmtojmë hetimin. Ndërsa për personat në kërkim që ikin drejt Dubait, ai tha se jemi në bashkëpunim me institucionet kombëtare dhe të huaja si dhe me Emiratet për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Berisha porosit skenë 100 mijë euroshe në Itali për Kuvendin
Previous article ZHDUKET 28-VJEÇARI NË BERAT/ Nëna e tij jep alarmin në polici

s.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT