• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Tesla 3”, kompania raporton humbje
Home
Teknologji

“Tesla 3”, kompania raporton humbje

3 November, 2017 ambra.sk Teknologji

Për disa javë, shumë veta kanë pyetur nëse Tesla kishte zgjidhur sfidat e prodhimit të  modelit 3. Të mërkurën, Tesla dha një përgjigje: Jo ende.

“Ndërkohë që ne vazhdojmë të bëjmë përparim të rëndësishëm në ndreqjen e problemeve të vogla të modelit 3, natyra e sfidave të prodhimit e bën të vështirë të parashikohet saktësisht se sa kohë do të duhet për t’u tejkaluar të gjitha pengesat ose kur do të shfaqen të tjera”, tha kompania në deklaratën e saj tremujore për investitorët.

Kompania tha se kishte dorëzuar vetëm 222 Modele 3, larg nga qëllimi i saj për të prodhuar 1,500. Përfaqësuesit e kompanisë nuk pranuan të thonë saktësisht se sa Tesla Model 3 do të prodhohen deri në fund të vitit, por parashikuan se numri do të ishte me mijëra, raporton prestigjozja New York Times.

Ndërkohë Tesla ka pësuar një humbje më të madhe sesa analistët parashikuan. Kompania raportoi një humbje prej 671.1 milion dollarë, krahasuar me një fitim prej 21.9 milion, për të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Të ardhurat ishin 2.98 miliardë dollarë për periudhën tre mujore, nga afërsisht 2.30 miliardë dollarë një vit më parë.

Kompania tha se problemet kryesore të prodhimit të modelit 3 po ndodhin në “Gigafactory 1”, objektin masiv të baterive të kompanisë në Nevada, ku inxhinierët kanë luftuar për të automatizuar procesin e prodhimit.

Elon Musk, ideatori i makinave elektrike Tesla, parashikoi se kompania do të arrijë të prodhojë 5,000 automjete Model 3 në javë nga fundi i tremujorit të parë të 2018-s.

Trip Chowdry, një analist i lartë në hulumtimet ekonomike globale, tha se investitorët nuk kanë pse të jenë në panik për vonesat gjatë prodhimit. Rezultatet financiare, argumentoi ai, nënkuptojnë pak kur analizohen perspektivat afatgjata të një kompanie që po krijon një industri të re.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet shtëpia e prostitucionit në Aquila, e marrë me qira nga një shqiptar
Previous article Gjyshi i Ledrit sfidon Ijen e Besit: Shihni sa cool është

ambra.sk

Postime të ngjashme

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian Teknologji

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT