• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TERRORIZUAN TIRANËN ME TË SHTËNA/ Lihen në BURG dy “kapot” që shkaktuan aksident të 7-fishtë
Home
Aktualitet
Drejtësi

TERRORIZUAN TIRANËN ME TË SHTËNA/ Lihen në BURG dy “kapot” që shkaktuan aksident të 7-fishtë

19 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Kronikë

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën për dy të rinjtë që u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë, pasi qarkullonin me armë zjarri me një mjet tip ‘Tuareg’ dhe nuk i janë bindur policisë.

Gjykata vendosi masën arrest me burg për Gentjan Koçin dhe Ervin Kodren nën akuzën për ‘Kundërshtim të policisë’ e ‘Armëmbajtje pa leje’.

DEKLARATA E PLOTË E POLICISË SË SHTETIT

Policia e Tiranës vijon zbatimin e planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e elementëve me precedent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të trafikut të lëndëve narkotike, atyre në fushën e vjedhjes, për drejtuesit e mjeteve që bëjnë gara shpejtësie apo xhirojnë gomat në ambiente publike, të atyre që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur etj.

Në këtë kuadër, mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:20, Policia e Tiranës ka evidentuar dhe goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje dhe mosbindjes së punonjësve të policisë për të ndaluar, ku falë punës së mirëorganizuar dhe ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë, kapen dhe arrestohen drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Gjatë ndjekjes nga Policia të automjetit ku udhëtonin dy shtetasit që mbanin armë zjarri me vete, drejtuesi i automjetit ka përplasur duke u shkaktuar dëme materiale 4 automjeteve të tjera.

Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri të tipit “Pistoletë”, të cilat u hodhën në një oborr banese dhe në një rrugicë nga drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj jetës dhe pronës në D.V. P., Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Gentjan Koçi, 25 vjeç, banues në Tiranë
– Ervin Kodra, 33 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas në rrugën “Jordan Misja”, duke lëvizur me mjetin tip “Tuareg”, i cili drejtohej nga shtetasi Gentjan Koçiu dhe pasagjer shtetasi Ervin Kodra, nuk i janë bindur shenjës së ndalimit të shërbimit të “Forcës së Posaçme Shigjeta”, pasi mbanin sende të kundraligjshme në mjet (2 armë zjarri pa leje), por janë larguar me shpejtësi me mjet, duke u bërë burim aksidenti e duke u përplasur edhe me 4 mjete të tjera në rrugë duke iu shkaktuar dëme materiale dhe pas ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë këta shtetas janë ndaluar në rrugicat e rrugës “Jordan Misja”, ku dhe u bë arrestimi në flagrancë i tyre.

Gjithashtu nga ana e shërbimeve të Policisë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri të llojit “Pistoletë”, të hedhura prej shtetasve të lartpërmendur pasi braktisën mjetin, në oborrin e një banese dhe në një rrugicë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”, parashikuar nga nenet 278, 150 dhe 242 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EL CLASICO NË MERKATO/ REALI TRANSFERON yllin që po e kërkonte BARCELONA
Previous article STRAKOSHA pas humbjes me NAPOLIN: Mos e bëni TRAGJEDI, edhe JUVENTUSI…

g.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona Aktualitet

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive Aktualitet

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT