Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Pishë të Fierit, ku një çift të moshuarish kanë rënë prej e një grabitje. Për ngjarjen u arrestua një 47-vjeçar, i cili me një sëpatë në dorë ka thyer derën e banesës së çiftit të moshuar dhe u ka vjedhur atyre 30 mijë lekë.
Ngjarja ka ndodhur dje në orën 23:00, ku 47-vjeçari P.DH. është futur me forcë duke thyer derën e banesës së shtetasit V. P., 70 vjeç, dhe nën kërcënimin e sëpatës ka arritur të marrë me dhunë 30 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar.
Pas ngjarjes, të moshuarit kanë lajmëruar policinë,e cila ka bërë të mundur arrestimin e 47-vjeçarit, i cili do të përballet në gjykatë me veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë arrestimit, atij iu sekuestruan paratë e vjedhura si dhe sëpata me të cilën kërcënonte të moshuarit.


