Policia e Kurbinit ne kuader te operacionit “Mamurrasi”, ka lokalizuar dhe arrestuar diten e sotme 22 vjeçarin, i cili më datë 07.07.2018 ka qëlluar në qendër të Mamurrasit me arme zjarri duke alarmuar banoret e zones si dhe nuk i është bindur punonjësve të policisë.
Por 22-vjeçari EMILJAN LLESHAJ nuk është emër i panjohur për policinë.
Ky shtetas edhe pse vetëm 22-vjeç , është evidentuar si person me preçedentë të mëparshëm penale, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
Dy vite më parë Policia e Lezhës ka arrestuar një 20 vjeçar, pikrisht EMILJAN LLESHAJ të dyshuar si autor të dy vjedhjeve me armë në Kurbin. Ndalimi i Lleshajt, u bë pasi ai nuk ka pranuar urdhrin e policisë për të ndaluar, teksa ka qenë duke udhëtuar me autoveturën e tij tip “Alfa Romeo”.
“Kapja dhe ndalimi i shtetasit të sipërpërmendur u bë pasi, ishte person i shpallur në kërkim. Më datën 11.04.2014, në orën 18.00, në Mamurras, Kurbin, duke drejtuar mjetin autoveturë Alfa Romeo me targë AA 262 CV, nuk i është bindur urdhrit të punonjesve të policisë për të ndaluar dhe në fshatin Zhejë Kurbin, ka braktisur mjetin dhe është larguar”- njofton policia.
Shtetasi Emiljano Lleshaj dyshohej të ishte pjesmarrës si një nga autorët, në dy vjedhjet me armë, të ndodhura në Fushë Mamurras Kurbin, më datat 05, 07 dhe 11.04.2015.
Lezhë, 10 maj 2012
Një bandë kriminale të rinjsh që vidhnin automjete në zonën e Mamurrasit është zbuluar nga Policia e Lezhës, dhe pjesëtarët e saj kanë rënë në prangat e bluve.
Policia e Lezhës arriti të identifikojë dhe arrestojë 17-vjeçarin EMILJAN LLESHAJ, nga Laçi, dhe dy shokët e tij Maringlen Fufi dhe Orgest Asllani.
Sipas bluve të Lezhës tre të rinjtë kishin arritur të vidhnin 10 automjete.
Aktivitetin e tyre kriminal tre grabitësit e ushtronin në Mamurras, Fushë-Krujë dhe Lezhë.
Pas informacioneve në rrugë operative, Policia e Lezhës arriti ta zhbëjë këtë bandë duke vënë në pranga tre vjedhësit e makinave.
AlpeNews.al