• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TERRORIZOHET NOVOSELA/ 100 vjedhje nga janari, banorët: Ndihmë! Kemi frikë, po bëjmë roje natën me turne
Home
Breaking News

TERRORIZOHET NOVOSELA/ 100 vjedhje nga janari, banorët: Ndihmë! Kemi frikë, po bëjmë roje natën me turne

8 May, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nga muaji janar i këtij viti njësia administrative e Novoselës është terrorizuar nga një grup kriminal me maska dhe i armatosur që ka kryer 100 vjedhje, nga të cilat 40 janë regjistruar vetëm në prill. 40 vjedhje janë shënuar vetëm në fshatin Bishan, 6 në Aliban, ndërsa të tjerat në Poro, Dëllenjë dhe Mifol.  Banorët e zonës kanë kërkuar ndihmë në Report Tv. Sipas tyre janë dy grupe që kryejnë grabitje natën por këto të fundit po kryhen nga një grup i strukturuar që lëvizin me armë. Qamile Bulla është një e moshuar e prekur nga grabitjet. Vetëm 3 ditë më parë Qamiles i janë vjedhur 2 viça ku sipas saj i kane shkaktuar një dëm prej 300 mijë lekësh. Qamile Bulla i bën thirrje shtetit të vendosë dorë në këtë zonë dhe të ndërhyjë urgjent pasi pas bagëtive radhën mund ta kenë banesat dhe ky grup që lëviz me armë ndoshta mund të marrë dhe ndonjë jetë në përpjekje për të ruajtur banesat e tyre.

Djali i Qamile Bulles, Adritaiku shprehet se bashkë me fshatin kanë bërë një mbledhje ku po bëhet roje çdo natë nga një grup prej 3 vetash nga fshati. Sipas tij, kanë 3 dite pa gjumë por nuk dinë dhe sa do të rezistojnë. ‘Kemi arritur deri në identifikimin e personave por shteti të bëjë punën vetë, mos të zgjasë hetimet pasi jeta jon është e pasigurt” thotë ai. Alfred Dalipi një tjetër banor i fshatit Bishan shprehet se i kanë vjedhur lopën, madje sipas tij e njeh personin që ia ka vjedhur dhe therur në oborr e shtëpisë më pas ia tregtuan për mish. Ai thotë se i ka bërë thirrje policisë të marrë masat ndryshe do e kalojnë në vetëgjyqësi. Dalipi tregon se shteti nuk ndërhyn pasi sipas tij mund të kenë dorë me grabitësit duke i toleruar ata. Këto akuza ndaj uniformave blu i ngrenë edhe banorë të tjerë të cilët tregohen skeptikë ndaj punës së policisë.

Që prej muajit janar deri më tani janë kryer 100 vjedhje, thuajse në gjithë fshatrat e njësisë administrative Novoselë, por deri tani thonë banorët nuk ka asnjë të arrestuar. Grabitjet kanë prekur pothuajse të gjitha fshatrat e njësisë administrative Novoselë, por Bishani është më i prekur, por grabitje të tilla janë regjistruar  dhe në Aliban, Delisuf, Poro dhe Dëllenje.  Banorët të trembur dhe që kërkojnë ndihmën e policisë dhe ndërhyrjen e shtetit për të vënë para përgjegjësisë grabitësit. Zgjidhja për vetë banorët nëse nuk ndërhyn shteti do të vijë nga vetë ata sipas paralajmërimit të tyre. Tashmë kanë nisur të patrullojnë natën për të ruajtur pronat e tyre deri në momentin kur të shohin reagimin e policisë apo shtetit. Vetëgjyqësi për të mbrojtur banesat, pronën, por edhe jetët e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KY ISHTE FILLIMI I VËSHTIRË"/ Eni Çobani kthehet pas në kohë dhe publikon foton krah Ardit Gjebreas
Previous article RAMA PUBLIKON VIDEON/ "Me këto pamje të transformimit të shkollës “Hasan Tahsin” në Tiranë..."

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT