• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TERRORISTI, HEROINA DHE VIKTIMA/ Tre SHQIPTARËT e përfshirë në sulmin terrorist në Vjenë
Home
Aktualitet
Kronikë

TERRORISTI, HEROINA DHE VIKTIMA/ Tre SHQIPTARËT e përfshirë në sulmin terrorist në Vjenë

3 November, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një sulm terrorist ka ndodhur dje në Vjenë të Austrisë, duke lënë të vdekur katër civilë dhe të plagosur 22 të tjerë. Në këtë ngjarje janë përfshirë tre shqiptarë, terroristi Kujtim Fejzullahi, viktima Nexhip Vrenezi dhe heroina Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve terroriste.

Kujtim Fejzullahi është 20-vjeçari, i cili qëlloi në drejtim të civilëve, duke lënë të vdekur katër prej tyre. Ai u vra më pas nga autoritetet austriake.

Sipas raportimeve të mediave austriake, Fejzullahi me origjinë shqiptare ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS dhe pak para sulmit, u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të policisë terroriste të ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.

Hhh

Ai kishte qenë edhe në shënjestër të shërbimit sekret austriak, meqenëse ishte në mesin e 90 islamistëve që kishin dashur të shkojnë në Siri, porse ishte penguar.
Për anëtarësim në një organizatë terroriste me synimin që të evakuohej në Siri dhe të bashkohej me policinë terroriste të Shtetit Islamik atje, ai ishte dënuar me 22 muaj burgim.

Por, ky nuk është shqiptari i vetëm që u përfshi në këtë sulm. Edhe një prej viktimave të këtij sulmi është nga Maqedonia e Veriut.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase bëhet fjalë për Nexhip Vrenezin, 21 vjeç. Ai dyshohet se u qëllua për vdekje në momentin kur kishte dalë nga lokali ku po pinte kafe, për të ndezur një cigare.

Nexheip Vrenezi

Për vdekjen e 21-vjeçarit ka shkruar edhe ish-politikani, Bardhyl Mahmuti.
“Pas aktit të mbrëmshëm terrorist në Vjenë, një numër mediash vunë në fokus faktin se krimineli që kreu këtë akt të përbindshëm ishte Kujtim Fejzullai, me origjinë shqiptare nga Maqedonia (nga fshati Çollopek, komuna e Bërvenicës). Fatkeqësisht të pakta ishin mediat që njoftuan se viktima e parë që u ekzekutua nga kjo fundërrinë fondamentaliste ishte Nexhip Vrenezi, gjithashtu me origjinë shqiptare nga Maqedonia (nga fshati Veleshtë, komuna e Strugës)”, ka shkruar Mahmuti në Facebook, transmeton Gazeta Express.

E heroina e gjithë kësaj ngjarjeje të tmerrshme është kosovarja Doruntina Miroci.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë kanë luftuar me terroristët rrugëve të kryeqytetit austriak.

Sulmi Ne Vjene

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vjenë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, para pak minutash ka dalë në një konferencë për media, ku ka bërë një vlerësim të përgjithshëm të sulmit të mbrëmshëm terrorist që ndodhi në qendër të Vjenës.

Ai ka thënë se katër persona janë vrarë dhe 22 janë plagosur në këtë sulm terrorist, ndërsa tha se vrasësi i vetëm aktualisht dëshmohet të jetë shqiptari Kujtim Fejzullahi, me origjinë nga Tetova e Maqedonisë së Veriut. “Tani për tani nuk ka prova për një autor të dytë”, tha Nehammer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS/ Festa e Atletico Madrid zgjat pak, Suarez kapet me arbitrin (VIDEO)
Previous article LOKOMOTIV MOSCOW-ATLETICO/ Pas një krosimi nga Herrera, Gimenez fluturon dhe ZHBLLOKON sfidën (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT