• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TERRORIST, FASHIST, DIKTATOR”/  Erdogan pritet me protesta në Gjermani
Home
Nderkombetare

“TERRORIST, FASHIST, DIKTATOR”/ Erdogan pritet me protesta në Gjermani

29 September, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Në disa demonstrata në Berlin u protestua kundër vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Gjermani. Një protestues e quan vizitën e Erdoganit në Berlin “turp për Gjermaninë”.

“Erdogani është terrorist, Erdogani është fashist, Erdogani është diktator”, ngre zërin Hakan Tas nga sheshi i Potsdamit në Berlin. Turku i lindur në Gjermani në vitin 1980 dhe që është deputet i partisë e Majta në landin e Berlinit është një nga referuesit në protestën “Erdogan Not Welcome”- që u zhvillua në Berlin të premten. Organizatat turke, kurde dhe gjermane kishin bërë thirrje për të protestuar kundër vizitës. „Ky njeri nuk duhet të kalojë në qilimin e kuq, ai duhet të jetë në Hagë”, thërret Hakan Tasi.

Ndal terrorit shtetëror

Rreth 1000 vetë dolën në protestë kundër Erdoganit. Organizuesit kishin paralajmëruar në polici rreth 10.000 protestues, prandaj edhe prezenca e forcave të sigurisë ishte shumë e madhe. Policia ndërkohë bëri fjalë për rreth 6000 demonstrues. Në pllakatet që mbanin protestuesit në Berlin lexohej „Ndal terrorit shtetëror.” Në një tjetër Erdogani paraqitej si Hitleri.

Berlin Demonstration bei Staatsbesuch Erdogan (picture-alliance/AP Photo/M. Schreiber)

Një protestues e quan vizitën e Erdoganit në Berlin „turp për Gjermaninë”. „Ajo nuk është vetëm një vizitë pompoze dhe një vlerësim i panevojshëm i regjimit të Erdoganit, por edhe një shuplakë për të gjithë aktivistët demokratë në Turqi që janë burgosur, shtypur apo torturuar”, thotë një nga aktivistët që mbajnë fjalime. Demonstruesit rreth mbrëmjes lëvizën nëpër qytet deri pranë kështjellës Bellevue, ku ishte shtruar një banket për presidentin turk nga presidenti gjerman. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, vetëm në Berlin Kreuzberg një grup demonstruesish, rreth 150 vetë hodhën shishe dhe gurë ndaj policëve. Dy policë u lënduan lehtë, disa automjete dhe dritaret e një banke u dëmtuan. Tetë demonstrues u ndaluan nga policia, dhe u konfiskuan disa fishekzjarre dhe flamuj të Partisë Punëtore të ndaluar kurde, PKK. DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET NGA SEZONI I RI/ Luana "rrëmben" Florjan Binaj nga "Portokalli" (FOTO)
Previous article BOSAT E DROGËS/ Arrestohen dy shqiptarë me 81 kg kokainë, vlera 8 milion stërlina (Emrat+FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT