• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TERRORI NË GJERMANI/ Konfirmohen 4 viktima, mes tyre edhe… Objekti i dyshimtë që u gjet (FOTO+VIDEO)
Home
Nderkombetare

TERRORI NË GJERMANI/ Konfirmohen 4 viktima, mes tyre edhe… Objekti i dyshimtë që u gjet (FOTO+VIDEO)

7 April, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Një furgon ka hyrë mes turmës së këmbësorëve në qytetin e Münster, në Gjermaninë Perëndimore duke vrarë 4 persona, e mes viktimave është edhe autori i ngjarjes, i cili thuhet se u vetëvra, kanë konfirmuar zyrtarisht autoritetet gjermane.

Të paktën gjashtë nga 30 të lënduarit janë në gjendje kritike, raportojnë mediat gjermane, duke cituar burime policore.

Natyra e incidentit mbetet “e paqartë”, tha policia në një postim në Twitter duke i bërë thirrje të gjithëve që të “shmangin spekullimet”.

Sipas raporteve të disa mediave gjermane, policia po kërkon eksplozivë në makinën e të dyshuarit që u fut mes turmës. Megjithatë, nuk ka pasur konfirmim zyrtar për këtë nga policia.

gjermani1

Zyrtarët e policisë gjithashtu po verifikojnë aktualisht informacionin për të dyshuar të tjerë të mundshëm, të cilët thuhet se dolën nga makina dhe u larguan nga vendi i ngjarjes, tha një zëdhënës i policisë lokale, i quajtur Andreas Bode për median gjermane.

Ai gjithashtu konfirmoi se policia kishte gjetur një “objekt të dyshimtë” në makinën që përplasi turmën, por nuk pranoi të jepte ndonjë hollësi rreth saj.

Zyrtari i policisë tha se është ende e paqartë nëse objekti është një mjet shpërthyes.

Shoferi i automjetit u vetëvra, konfirmoi policia gjermane për agjencinë e lajmeve “DPA”.

5ac8e21ddda4c83a648b45ac

Policia u kërkoi njerëzve që ndodheshin aty për të shmangur kalimin në zonë dhe të largoheshin menjëherë në një vend të sigurt.

munster-germany

Sakaq, një burim sigurie i tha “Reuters” me herët: “Skenari është i tillë që një sulm terrorist nuk mund të përjashtohet.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona – Leganes, publikohen formacionet zyrtare
Previous article Artan Hoxha bën deklaratën e FORTË: Një minë më e fuqishme se në Shkodër gati të plaste në Elbasan...

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT