Një person me granadë në dorë ka terrorizuar klientët e një qendre tregëtare në Moskë.
Sipas mediave ruse, burri vodhi një kuti parfumesh dhe u arratis pa paguar duke kërcënuar me një granatë në dorë. Nuk vonoi shumë dhe autori ra në duart e policisë.
Klientët shihen teksa vrapojnë të tmerruar nga qendra tregëtare në Moskë.
Si pasojë e incidentit nuk ka persona të lënduar. Shitësit dhe klientët filluan të kthehen në ndërtesë, por disa dyqane tani janë mbyllur.


