• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TERRITORIALJA/ Mazniku: Duhet mbyllur deri në korrik. Është jetik për bashkitë dhe fondet e BE
Home
Politikë

TERRITORIALJA/ Mazniku: Duhet mbyllur deri në korrik. Është jetik për bashkitë dhe fondet e BE

29 January, 2026 s.autor Politikë

Pas dorëzimit në Kuvend të propozimit për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën territoriale, mazhoranca ka përsëritur thirrjen për bashkëpunim ndaj opozitës. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i bëri apel Partisë Demokratike që të bashkohet në këtë proces.

Ndërsa bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbian Mazniku i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, theksoi se vonesat po rrezikojnë një reformë jetike, e cila sipas tij duhet të përfundojë përpara zgjedhjeve për t’u dhënë kohë institucioneve dhe qytetarëve të përshtaten, si dhe për të përmbushur standardet e Bashkimit Europian për fondet e kohezionit social.

“Unë besoj që kam qenë në një nivel sistematik me të gjithë komunikimet që kam pasur me kolegët e PD. Mazhoranca ka qenë gjithmonë në mënyrë sistematike për krijimin e reformës dhe të gjithë hapat për të shkuar drejt reformës. Por, kemi humbur dy muaj të rëndësishëm. Është shumë e rëndësishme që reforma territorial duhet tipikisht që të mbyllet para zgjedhjeve, në mënyrë që t’u jepet kohë njerëzve dhe forcave politike për të kuptuar.
Procesi duhet të bëhet mes korrik-gushtit 2026, duhet të mbyllur në korrik reforma territorial, që njerëzit të kuptojnë se çfarë ka ndodhur dhe bashkitë të veprojnë. Nëse humbasim këtë dritare, reforma territoriale nga një moment historik që nuk duhet humbur, në një diçka që nuk dihet se si ndodh. Reforma territorial është jetike. BE për vendet e reja anëtare jep fondet e kohezionin social, prandaj bashkitë duhet të jenë gati”, tha Mazniku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË BURRË BESNIK"/ Gruaja e Franc Çopjas dëshmon para gjykatës belge: Nuk është kriminel...
Previous article VËMENDJE/ Zbuloni ushqimet që rekomandohen për gratë shtatzëna për të zvogëluar të përzierat

s.autor

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT