• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ “Zëri i Amerikës”: Mbi 5200 të pastrehë dhe 1200 banesa të dëmtuara
Home
Sociale

TËRMETI/ “Zëri i Amerikës”: Mbi 5200 të pastrehë dhe 1200 banesa të dëmtuara

29 November, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Në Shqipëri ka rritur në 49, numri i viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin të martën, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po shkojnë drejt fundit dhe paraditen e së premtes po kërkohej vetëm nën rrënojat e një hoteli në Durrës, ku dyshohet të jetë ende trupi i një personi. Eshtë pikërisht Durrësi qyteti me numrin më të madh të personave që kanë humbur jetën, 25 viktima. Goditjet e tërmetit shkatërruan duke rrënuar plotësisht, dy hotele në zonën e plazhit, dy pallate në qytet si dhe një banesë trekatëshe në zonën e ish Kënetës. Ndërsa në Thumanë, ku kërkimet u konsideruan të mbyllura që ditën e djeshme, ishin 23 persona që humbën jetën nën rrënojat e dy pallateve të rrëzuar.

Sot qeveria bëri të njohur dhe një bilanc të parë të dëmeve, ku janë mbi 1200 banesa dhe pallatet e prekur. Sipas kryeministrit Edi Rama në zonën e Durrësit janë 701 banesa të dëmtuara, 12 të shkatërruara totalisht dhe 176 pallate të dëmtuara. Ndërsa në Tiranë, 15 banesa janë të shkatërruara dhe 239 të dëmtuara, ndërsa 8 pallate janë jashtë funksionit dhe 61 të dëmtuara.

Mbi 5200 janë qytetarët e pastrehë nga të cilët 3480 në rajonin e Tiranës dhe 1760 në Durrës dhe Thumanë. Kryeministri Edi Rama tha se tendat do të mbyllen gjatë ditës së sotme dhe të gjithë personat e pastrehë do të sistemohen pranë strukturave hoteliere me të cilat qeveria ka bërë marrëveshje.

Ndërsa dy ditë më parë qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës, sot në listë u përfshi edhe Laçi për shkak të dëmeve të mëdha të rregjistruara dhe në këtë zonë. Një ditë më parë një gjë e tillë u kërkua nga kryetari demokrat Lulzim Basha. “Mirëkuptoj opinionin e kryetarit të opozitës, se Laçi përfshihet në këtë perimeter. Në këtë rast na përputhen shqetësimet dhe idetë”, deklaroi kryeministri, i cili ftoi opozitën të bëhet pjesë dhe e Komitetit për Rindërtimin e dëmeve nga tërmeti. /VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI TRAGJIK/ Pas Thumanës, Rama shkon në Lezhë, do inspektojë dëmet
Previous article "LOOK" I RI DHE FORMA BOMBASTIKE/ Bashkëshortja e Chicharitos “tërbon” fansat edhe pas lindjes (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare Aktualitet

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare

ALARMOHET SARANDA/ Zjarri përhapet me shpejtësi, hotele dhe banesa në RREZIK... Aktualitet

ALARMOHET SARANDA/ Zjarri përhapet me shpejtësi, hotele dhe banesa në RREZIK...

E RËNDË/ Po filmonte bregdetin me telefon, grupi i të rinjve e dhunon barbarisht qytetarin në Kakome! Përfundon në spital Aktualitet

E RËNDË/ Po filmonte bregdetin me telefon, grupi i të rinjve e dhunon barbarisht qytetarin në Kakome! Përfundon në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT