• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI TRAGJIK/ Reportazhi emocionues i gazetarit të njohur polak: Popull me besim dhe kurajo të jashtëzakonshme. Shqiptarët dhe Shqipëria, thesar që duhet zbuluar
Home
Sociale

TËRMETI TRAGJIK/ Reportazhi emocionues i gazetarit të njohur polak: Popull me besim dhe kurajo të jashtëzakonshme. Shqiptarët dhe Shqipëria, thesar që duhet zbuluar

14 December, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“E megjithatë në dhimbjen dhe vuajtjen e tij, pashë shpresë, kurajo, forcë dhe aftësi për ringritje. Një poezi e vjetër nga poeti shqiptar Pashko Vasa më erdhi ndërmend: “Çohu Shqiptar prej gjumit çohu,
Të gjithë si vëllazën në nji besë shtërngonju,
E mos shikoni kisha e xhamia,
Feja e shqiptarit asht shqiptaria.”
Ky besim dhe kurajo që pashë tek shqiptarët më kujtoi që kjo forcë dhe aftësi për të përballuar vështirësitë është ajo që na bën njerëzor.”

Kështu shprehet në një reportazh për Shqipërinë e pas termetit, gazetari i njohur polak, Stefan Tompson.

Ai ka fluturuar drejt Shqipërisë pas tërmetit dhe siç shprehet në twitter është lumtur që shenjtorët Nënë Tereza e Gjon Pali II (polak) kanë tanimë statujat e tyre dhe janë emra rrugësh e bulevardesh. Ai flet dhe per pritjen qe vendi ynë i bëri hebrenjvee.

Në fund të videos së tij, gazetari Tompson shkruan se teka udheronte e shihte flamurin kuqezi, Shqipëria dhe shqiptarët janë një thesar i pazbuluar që nuk duhen lënë në harresë.

Reagimi i plote në tëitter i Stefan Tompson:

Kalova disa ditë në Shqipëri, ku përjetova edhe pasojat e tërmetit. Tragjedia është pjesë e pashmangshme e jetës së njeriut, por ajo që na përcakton është aftësia për të përballuar vështirësitë. Këto janë disa përshtypje për ato që pashë në Shqipëri.

Si polak më bën të ndihem mirë kur kaloj në rrugën Papa Gjon Pali II në Tiranë. Papa ynë i nderuar, Shën Gjon Pali II, vizitoi Tiranën në 1993, tre vite pas rënies së komunizmit. Papa i fundit që u mundua të vizitonte Shqipërinë, Papa Piu II, vdiq rrugës për atje, në 1464.

Diktatori komunist Enver Hoxha e ndaloi me ligj fenë në Shqipëri në 1967. Që nga rënia e komunizmit, shqiptarët kanë ngritur monumente për Shënjtoren shqiptare, Nënë Terezën, si dhe për Shënjtorin Papa Gjon Pali II. Ishte një moment i mrekullueshëm për mua të hasja këtë monument!

Çuditërisht, Shqipëria është i vetmi vend që u pushtua nga Gjermania naziste, por kishte pas Holokaustit më shumë hebrenj sesa para luftës. Kjo ndodhi pjesërisht falë “besës”, një kod nderi vendas, që i siguroi strehim 2,000 hebrenjve. Ky është Muhamed Biçaku, një nga këta burra të besës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRISI DOSJET E GJYKATËS PËR TË NDRYSHUAR VENDIMIN/ Lihet në burg ish-sekretarja e Administratives në Vlorë
Previous article NDËRTESAT E SHEMBURA NGA TËRMETI/ Holloi muret dhe bazamentin mbajtës të pallatit, në pranga pronari i "Bar Barons"

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT