Pas 7 ditësh nga tërmeti i datës 26 nëntor që rezultoi me 51 viktima, Kryeministri Edi Rama sërisht ka disa fjalë drejtuar kreut të opozitës Lulzim Bashës.
Me anë të dy postimeve në rrjetin e tij social Twitter, Kryeministri i drejtohet Bashës duke i kërkuar që të ndalojë së mjaftuari me fjalët e errëta dhe të bashkëpunojë që këtyre ditëve të zymta, së bashku ti rikthejnë ngrohtësinë për të cilën të gjithë shqiptarët kanë nevojë.
Postimi i plotë
I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…
Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll. /AlpeNews.al



