• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI TRAGJIK/ Pasi humbi gjysmën e familjes në aksident, dhuron ambulancën për Mamurrasin, Prefekti nuk ia njeh: E solli Kanadaja, e çojmë ku të duam
Home
Sociale

TËRMETI TRAGJIK/ Pasi humbi gjysmën e familjes në aksident, dhuron ambulancën për Mamurrasin, Prefekti nuk ia njeh: E solli Kanadaja, e çojmë ku të duam

3 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mamurrasi, ishte një prej qyteteve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, pasi me dhjetëra banesa rezultuan të pabanueshme, ndërsa 70 banorë janë strehuar në çadra.

Ramiz Vokshi tregon se prej 8 vitesh jeton në Kanada dhe para pak kohësh ka humbur gjysmën e familjes në një aksident automobilistik. Ai thotë se ka përjetuar një “tërmet” në jetë ndaj bashkë me fëmijët e tij, Asim dhe Blerta Vokshi,  ka blerë për qytetarët e Mamurrasit një autoambulancë dhuratë.

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Mamurras, Anila Lleshi,e falënderoi Ramizin, të cilit i dhuruan lule dhe një certifikatë në shenjë mirënjohjeje.

Por ky kontribut nuk është pritur mirë nga Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku, i cili i ka shkuar një mesazh Ramizit, ku thotë se autoambulanca është dhuratë e Qeverisë Kanadeze për popullin shqiptar, e jo për taksi, ndaj duhet t’i çohej atij e jo Qendrës Shëndetësore.

I prekur dhe i keqardhur, Ramiz Vokshi tregon për emisionin “Stop” çekun e blerjes së kësaj pajisjeje dhe gjithë dokumentacionin shoqërues.

Gazetarja: Përveç të dëmtuarve u prekën edhe shqiptarët, jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit, pasi kontribuuan me mënyrat e tyre dhe një nga këto kontribute është dhe kontributi i zotit Ramiz Vokshi, i cili ka ardhur nga Kanadaja në Mamurras, pasi është banorë i këtij qyteti, për të kontribuuar për qendrën shëndetësore Mamurras.

Ramiz Vokshi: Jetoj prej tetë vitesh në Kanada, kam pas një disfatë të madhe, para këtij tërmeti më ka rënë një “tërmet” në familjen time… më ka vdekur gruaja, vajza dhe mbesa, tre ditë para se të bënte 6 vjeçe.

Gazetarja: Shkaku?

Ramiz Vokshi: Aksident. Gocën e kam në gjendje të rëndë, nipin e kam në gjendje të rëndë, vetë jam katastrofë. Për shpirt të këtyre të treve që më kanë vdekur në Kanada dhe i kam varrosur në Mamurras, unë Ramiz Vokshi, Asim Vokshi  dhe Blerta Vokshi, kemi sponsorizuar në vendlindjen time ambulancën me të gjitha mjetet. Brenda ka të gjitha materialet, tek shoferi ka telefon, të gjitha gjërat. Kjo është dhoma që ka të gjitha materialet, me elektroshok, me të gjitha ndihmat, ilaçet… Kam sjellë disa medikamente, të gjitha, nuk ka nevojë për 12 muaj që ambulanca të marrë furnizim.

Anila Lleshi (drejtoresha e qendrës shëndetësore Mamurras): Ne kemi një autoambulancë, por meqë zoti Vokshi na dhuroi këtë ambulancë, banorët e qytetit tonë do jenë shumë mirë nga shërbimi shëndetësor. Unë në emër të qendrës shëndetësore Mamurras dhe të gjithë stafit, e falënderoj duke i dhuruar edhe një certifikatë mirënjohjeje dhe i urojmë shëndet, sepse jeta vazhdon.

Ramiz Vokshi: Ishalla nuk ka nevojë të hypë kush në të!Gazetarja: Por ky kontribut mesa duket nuk i pëlqeu prefektit të Lezhës, Gjok Jaku. Çfarë ndodhi?

Ramiz Voshi:  Motër, në momentin që e dorëzova ambulancën, thirra kryetarin e Bashkisë Laç, edhe Gjok Jakun të Lezhës, të ishin pjesëmarrës, t’i vija në dijeni për respekt. Ai Gjok Jaku më ka çuar një mesazh…

Gazetarja (lexon mesazhin): “Ok, ok. Në fakt qeveria kanadeze ta ka dhënë dhuratë për popullin shqiptar e jo për taksi, e se ku ka nevojë e dimë ne më mirë”.

Ramiz Vokshi:  Unë çuditem, me pasurinë time, çfarë halli ka se ku e jap unë. Nuk është kontributi i shtetit kanadez por i familjes time, me mua në krye. Për këtë unë disponoj çekun që e kam blerë, kontratën tek kush e kam blerë, të gjitha dokumentet. Edhe transportin që i kam paguar vetë…

Gazetarja: Se natyrshëm, lind pyetja që nëse kjo ambulancë do të dhurohej nga Kanadaja për popullin shqiptar, pse do të të përzgjidhnin ty që ta sillje, ke ndonjë shoqatë?

Ramiz Vokshi:  Jo nuk kam asgjë… më ka rënduar, prandaj iu drejtova emisionit “Stop”, se ja ku i kam të gjitha dokumentet që e kam blerë dhe e dorëzoj ku të dua unë , jo ta dorëzoj tek një shtet hajdut si kryetari i bashkisë Lezhë, apo çfarë është ai, erdha t’ia tregoj me dokumente. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos i sjellin  ndihmat nëpër qeveritarë, se të gjithë kanë hall t’i vjedhin e t’i shesin… të vini e t’i dorëzojnë vetë privatisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOTELI NË GOLEM KTHEHET NË AMBULANCË/ Çuçi: Duhet t’i qëndrojmë pranë njerëzve në nevojë
Previous article E BUJSHME NGA FRANCA/ Thiago Silva pranë rikthimit në Serie A tek klubi i madh...

k.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT