• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI TRAGJIK/ Ministria e Brendshme jep të dhëna zyrtare për dëmet dhe banesat që do shemben në qarkun e Durrësit
Home
Politikë

TËRMETI TRAGJIK/ Ministria e Brendshme jep të dhëna zyrtare për dëmet dhe banesat që do shemben në qarkun e Durrësit

4 December, 2019 k.autor Politikë

Zv. ministrja e Mbrojtjes, Rovena Voda ka dhënë shifra zyrtare për dëmet, inspektimet deri në orën 17:00 dhe banesat që janë shpallur të pabanueshme dhe të tjerat që do të shemben.

QENDRA E RE DISPEÇER

Deri në orën 17:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 338 (Tiranë – 142; Durrës – 158; Lezhë – 29; Elbasan – 1).

Shumica dërrmuese prej 297 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

PUNA NË TERREN

Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim:

Bashkia Durrës – 748 Objekte të inspektuara, 270 të pabanueshme, 34 për t’u prishur;

Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur;

Bashkia Shijak – 1218 Objekte të inspektuara, 717 të pabanueshme, 228  për t’u prishur;

Në rang qarku, 4151 objekte të inspektuara.

PUNA NË TERREN

Përditësim i bilancit paraprak të situatës për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si në vijim:

27 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat:

10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;

17 objekte në Bashkinë Durrës.

Ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit” Durrës.

Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, (autostradë) Durrës.

Në Thumanë:

Në vijim të deklaratës së orës 13:30 ku njoftuam për ecurinë e punës në terren konfirmojmë se u shemb Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”, objekt 2-katësh.

SIGURIA

Për përballimin e situatës në terren janë angazhuar mbi 800 punonjës policie.

Menjëherë pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës u angazhuan për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe në mbështetje të gjithë institucioneve në bashkërendim të plotë me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile me qendër në Durrës.

Pas punës në terren të ditëve të para për misionet e kërkim-shpëtimit, strukturat e policisë kanë siguruar rendin në parametra normalë në të gjithë qarkun dhe monitorojnë terrenin për parandalimin e çdo lloj ngjarjeje me tendencë ndaj jetës, pronës dhe lirive të qytetarëve.

Aktualisht, nga punonjësit e policisë të DVP Durrës janë marrë në ruajtje objektet e mëposhtme:

– 18 pallate të dëmtuara dhe që nuk banon njeri.

– 3  objekte ku janë vendosur ndihmat.

– 3 hotele të dëmtuara dhe të pabanuara.

– 4 qendrat e akomodimit në hotele.

Duke ju falënderuar edhe njëherë për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju uroj një natë të mirë e të qetë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “MUND TA KRITIKONI MESSIN, POR PA E OFENDUAR”/ Nëna e argjentiansit: Nuk e prisja që të fitonte “Topin e Artë”, ne...
Previous article MËSOJENI TANI/ Si mund ta përgatitësh vetë kremin hidratant në kohën e ftohtë

k.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT