• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI TRAGJIK/ Luljeta Bozo: Ekspertët e huaj nuk mund të marrin vendime për godinat e dëmtuara
Home
Sociale

TËRMETI TRAGJIK/ Luljeta Bozo: Ekspertët e huaj nuk mund të marrin vendime për godinat e dëmtuara

4 December, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Luljeta Bozo 77 vjeç, profesoreshë në fushën e inxhinierisë, është një nga emrat më të vlerësuar akademikë në Shqipëri. Ajo ka rreth 54 vite punë në botën e shkencës, inxhinierisë dhe gjeoteknikës.

Luljeta Bozo në këto ditë pas tërmetit fatal të 26 Nëntorit, ka qenë e gatshme të ndajë informacionin që ka, dijet e saj në ndihmë të informimit të njerëzve, duke vlerësuar dëmet e tërmetit, por edhe edhe ka shpjeguar arsyet e shkatërrimit të godinave në shumë zona. Sot ajo ka qenë e ftuar në programin “Rudina”.

“Ajo e para kaloi si kaloi, por në fakt ishte një paralajmërim. Fatmirësisht pa asnjë dëm në jetë njerëzish. Se tërmeti gjithmonë do ketë dëmtime, nuk diskutohet, s’ka tërmet që nuk shkakton dëmtime. 

Sado i mirë të jetë projekti, sado mirë të jetë ndërtuar, ti nuk mund ta parashikosh kurrësesi sesi të vjen ajo lëkundja. 

Ne inxhinierët punojmë gjithmonë me skema, i skematizojmë gjërat, i bëjmë, por sa i jemi afruar realitetit e vërteton tërmeti. 

Kur bie tërmeti, ne e marrim vesh i kemi bërë mirë apo s’i kemi bërë mirë dhe ku kemi gabuar dhe i përmirësojmë. Disa gjëra mund të ishin paraprirë”.

Më tej, Luljeta Bozo shprehet se ekspertët e huaj nuk duhet të japin vendimin përfundimtar në lidhje me ndërtesat e dëmtuara sepse ata nuk njohin kushtet gjeologjike dhe sizmike të vendit tonë.

“Ndërkaq, erdhi ky i dyti dhe masat e para u morën shumë shpejt, shumë mirë dhe tani është masa që duhen verifikuar. 

Kanë thirrur dhe të huaj, por unë mendoj se tonin këtu nuk do ta japi eksperti i huaj se ai nuk njeh as kushtet gjeologjike të vendit tonë, as kushtet sizmike, nuk njeh as teknologjitë që përdorim ne, as mënyrën si ne kemi ndërtuar. 

Ne kemi veçoritë tona, pavarësisht se jemi në një rajon sizmik, por ndryshe ndërtojnë në Itali, çdo vend ka specifikat e veta. 

Ekspertët e huaj janë të mirëpritur se mund të kenë dhe më shumë eksperiencë, por tonin në marrjen e vendimeve duhet ta japin tanët. Ekspertët duhet të jenë njerëz që kanë shumë përvojë”.

Për 45 vite, Bozo ka dhënë mësim në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit duke nxjerrë breza të tërë inxhinierësh. Luljeta ka dy fëmijë, Petrin dhe Ilirjanën.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË PREKURIT NGA TËRMETI DO MARRIN PARATË/ Bashkia miraton listën me 500 emra për 21 shtatorin
Previous article U VLERËSUA SI LOJTARI MË I MIRË I VITIT 2019/ Zbulon De Ligt: Nëse nuk do të isha bërë futbollist...

k.autor

Postime të ngjashme

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT