E ndërsa një pjesë e qytetarëve janë larguar nga qyteti, të tjerët kanë dalë në rrugë në sheshe. Report Tv sjell pamjet nga sheshi te stacioni hekurudhor ku qytetarët janë jashtë dhe natën do ta kalojnë në makina. Gazetari i Report Tv në Durrës Artur Korriku raporton se nga të dhënat e para nuk ka dëme të banesave dhe madje të atyre që u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit.