• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Qendra Operacionale e Emergjencave bën bilancin në Lezhë
Home
Sociale

TËRMETI/ Qendra Operacionale e Emergjencave bën bilancin në Lezhë

8 December, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Qendra Operacionale e Emergjencave në Lezhë ka bërë bilancin e pasojave të tërmetit në këtë qark.

Përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile, për Qarkun Lezhë Etjen Xhafaj ka bërë një rezyme të gjendjes në këtë qark.

“Pikë së pari duam të informojmë qytetarët që jetojnë në pallate se jo të gjitha pallatet të cilat janë përcaktuar si të pabanueshme do të shemben. Pra do të ketë një proces të dytë rivlerësimi, gjatë së cilit do të vlerësohet edhe ndërhyrja e mundshme. Ka raste kur do të ndërhyhet strukturalisht, ndërsa për raste të tjera do të ketë një vendim specifik nga Këshillat Bashkiakë të bashkive për të specifikuar atë që do të ndodhë. Pastaj do të mundësohet edhe afrimi në këto godina i qytetarëve, të shoqëruar nga policia, si dhe nga instancat e tjera ligjore e shtetërore për të mundësuar tërheqjen e orendive shtëpiake dhe mjeteve të qytetarëve.

Sot ka vijuar vlerësimi dhe certifikimi i banesave, në bashkëpunim me 6 grupe nga Kosova. Nesër do të ketë një trajtim dhe rishpërndarje të re të grupeve të vlerësimit nga të treija bashkitë në territor. Po ashtu është marrë një vendim i Këshillit Bashkiak Lezhë për të vijuar me bonusin e qirave për qytetarët e Lezhës. Nesër do të ketë mbledhje të Këshillave Bashkiak në Kurbin dhe në Mirditë, për të marrë vendime në lidhje me këto çështje. Këshilli Bashkiak Kurbin do të marrë vendim dhe njëhere për pallatet e dëmtuara. Sot është bërë evakuimi i një pjese të Spitalit të Laçit, në Bashkinë Kurbin në drejtim të Spitalit Lezhë. Kemi shtuar shërbimet ambulantore. Kemi mbajtur hapur në qytetin e Laçit shërbimet e emergjencës. Është shumë e rëndësishme të kemi mirëkuptimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin me grupet e vlerësimit por dhe me ekipin e gjithë ndihmës shtetërore dhe të Shtabit të Emergjencave Civile”, tha Xhafaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRITIKOHET MACRON/ Tusk: Procesi i zgjerimit të BE-së nuk mund të jetë i dëmshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
Previous article "KJO FITORE SHKON PËR QYTETIN E DURRËSIT"/ Flet trajneri Shkëmbi: Më pëlqen të rrezikoj, sepse

F.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT