Ministria e Mbrojtjes konfirmon dëmtimin e 5 banesave nga tërmeti.
“Me date 04.01.2018 ora 19:26:39(GTM) Instituti i Gjeoshkences, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar nje lekundje temeti me magnitude 4.8 rihter me koordinata 40.05 veri dhe 19.88 lindje me thellesi 27 km me epiqender ne Borsh. Nga te dhenat paraprake nuk ka njerez te lenduar por vetem deme materiale ne 5 banesa ne fshatin Kuç.
4 prej banesava kane demtime te lehta dhe 1 eshte demtuar me rende. Jemi ne kontakte te vazhdueshme me sallen e policise specialistet e emergjencave civile dhe kryetaret e njesive administrative”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Tërmeti me thellësi 27 km që goditi në orën 20:27, e ka pasur epiqendrën në Borsh, ka informuar IGJEUM.
Lëkundjet janë ndjerë në Vlorë, Himarë, Sarandë, Gjirokastër dhe zonat përreth.


