• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TËRMETI” QË SHKUNDI BOTËN E KRIMIT/ U plagos në pritën që ngriti vetëm, më pas rrëfeu gjithçka
Home
Breaking News

“TËRMETI” QË SHKUNDI BOTËN E KRIMIT/ U plagos në pritën që ngriti vetëm, më pas rrëfeu gjithçka

11 August, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fundin e marsit të vitit të kaluar, Nuredin Dumani që ishte në kërkim për disa ngjarje të rënda kriminale, sërish ishte nisur drejt Elbasanit për të kryer një tjetër vrasje.

Por u ndesh me nje prite, që i ishte ngritur atij vetë dhe nga shkëmbimi i zjarrit, Dumani mbeti i plagosur. Me plagë në trup u arrestua në Fier nga policia me bashkëpunëtorin e tij Henrik Hoxhajn. Pas këtij momenti gjithçka ndryshoi.

Plumbi që për pak i mori jetën Dumanit, u kthye në plumbin e artë, që përcaktoi dhe ndryshoi fatin e disa grupeve kriminale në vend. Operacioni që mori të njëjtin emër, u bazua tek rrëfimet e të penduarit më të madh të drejtësisë dhe parandaloi një sërë krimesh në vijim.

Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, zbardhën plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit.

Në këto 27 krime, Prokuroria e Posaçme arriti të zbardhë vrasjet e Bujar Çelës, Emiljano Ramazanit, Regis Runaj, në Elbasan, si dhe ekzekutimet e vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë të ndodhura në Durrës.

Në rrëfimin e tij, Dumani përmendi emra të personazheve të tjerë të botës së krimit. Ai deklaroi se Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro në këmbim të eliminimit të kundërshtarit të tij, Indrit Dokles, i sapoliruar nga burgu. Për të kryer krimin, ai thoshte se kishte marrë 100 mijë euro nga Martinaj, por vrasjen e Dokles, Dumani e kishte konsideruar shumë të vështirë dhe nuk arriti ta kryej.

Thëniet e Dumanit për këtë episod, u faktuan nga SPAK edhe me dëshmitëë që ka dhënë bashkëpunëtori tjetër në disa ngjarje, Henrik Hoxhaj.

Për dy vrasjet e ndodhura në Elbasan, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Dumani ka treguar se janë organizuar prej tij me kërkesë të Erjon Alibejt, ky i fundit një tjetër i arrestuan nga SPAK.

Një sërë vrasjesh e atentatesh që tronditën vendin përgjatë vitit 2020, Dumani thoshte se po kryeheshin për hakmarrje. Sipas tij, i tillë ishte eleminimi i Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Për këtë ngjarje, Dumani tregoi se kishte marrë hakun e Klevis Kapllanit, për të cilin dyshonte se e kishte vrarë ish shoku i tij Talo Çela dhe vëllezërit Manhasa.

Deklarimet e Dumanit, që mori edhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë zbardhën po ashtu një sërë tentativash vrasje, vjedhje e grabitje, perfshirë dhe rastet e përsëritura të grabitjes në Rinas.

Mbyllja e dosjes së Dumanit është një moment i rëndësishëm për drejtësinë shqiptare. Tashmë në gjykatë do nisë ai që mund të quhet maksiprocesi i botës së krimit, e cila mori kështu goditjen më të fortë, prej krerëve të saj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPIUNONTE PËR PARA/ Akuzohet se ndihmoi Moskën për të koordinuar sulmet, Ukraina arreston spiunen e shërbimit sekret rus
Previous article TENSIONE MES PEKINIT DHE UASHINGTONIT/ Kina ekspozon 52-vjeçarin që punonte si spiun i CIA-s në ushtri

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT