• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI/ Përfundojnë kërkimet për të mbijetuar në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri
Home
Nderkombetare

TËRMETI/ Përfundojnë kërkimet për të mbijetuar në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri

11 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Organizata vullnetare e Mbrojtjes Civile të Sirisë, e njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, njoftoi përfundimin e operacioneve të saj të kërkimit dhe shpëtimit për të mbijetuarit në zonat e kontrolluara nga rebelët në veri dhe veriperëndim pas tërmeteve që goditën vendin dhe Turqinë të hënën.

Grupi tha se beson se nuk ka më persona që mund të jenë gjallë nën rrënoja, pas 108 orësh kërkimesh. Megjithatë, tani është duke kërkuar për trupat e atyre që janë nën ndërtesat e shembura.

“Që nga fillimi i tërmetit të së hënës në orën 4:17 të mëngjesit me orën lokale deri në njoftimin e përfundimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit, janë regjistruar 2,166 vdekje dhe më shumë se 2,950 të plagosur në të gjitha zonat e goditura nga tërmeti në veri dhe veriperëndim të Sirisë.”, thanë Helmetat e Bardha në një deklaratë të lëshuar të premten.

“Ekipet tona kanë kryer 108 orë punë në më shumë se 40 qytete, qyteza dhe fshatra në veriperëndim të Sirisë, në të cilat rreth 479 ndërtesa banimi u shkatërruan plotësisht dhe më shumë se 1,481 ndërtesa u shkatërruan pjesërisht”, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, shumë gra dhe fëmijë ishin në mesin e njerëzve të vdekur në zonat më të prekura, duke përfshirë qytetet Jindires dhe Haram në veri të Sirisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PSE AI JOTI SI E KA..."/ Bledi Mane ngacmon hapur Oltën, aktorja: Plase duke përmendur burrin tim
Previous article PROTESTA/ Policia: Ja rrugët që do të bllokohen sot

s.autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special Botë

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein Botë

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit Botë

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT