• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI NË LEZHË/ Skuadrat e terrenit bëjnë verifikimet: Deri tani 351 familje kanë aplikuar për bonus qiraje
Home
Sociale

TËRMETI NË LEZHË/ Skuadrat e terrenit bëjnë verifikimet: Deri tani 351 familje kanë aplikuar për bonus qiraje

12 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Skuadrat e verifikimit në Lezhë kanë vazhduar me punën e tyre në tri bashkitë e këtij qarku verior.

Përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për Emergjencat në qarkun Lezhë Etjen Xhafaj ka bërë bilancin e ndërtesave të verifikuara në qarkun në fjalë.

Bilanci i përfaqësuesit të Komitetit Ndërministror për Emergjencat në qarkun Lezhë, Etjen Xhafaj:

12 Dhjetor – Informim për publikun nga përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për Emergjencat në qarkun Lezhë, Etjen Xhafaj:

Vazhdon puna me skuadrat e terrenit për të verifikuar dëmet dhe godinat e dëmtuara. Deri në drekë sot janë zhvilluar 420 verifikime në terren dhe janë njoftuar të gjithë banorët në rastet kur godinat duhet të evakuoheshin.

Këshillat bashkiakë të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë kanë marrë vendimet për miratimin e bonusit të qerave.  Nga dje në mëngjes ka filluar aplikimi për banorët e të gjithë zonave, sidomos për ata të cilët janë spostuar aktualisht drejt hoteleve apo çadrave.

Deri tani 351 familje që kanë aplikuar për këtë bonus qirash, dhe nga nesër do të kemi miratimin edhe të listave të qirave për të mundësuar që këtë fonde të jenë pranë familjeve të cilat kanë nevojë për to.  Gjithashtu është marrë edhe një vendim nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë Kurbin për sa ju përket 7 godinave, të cilat konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.

Aktualisht janë duke u njoftuar individualisht banorët e pallateve numër 125, 126,127,129, 130, 131 dhe 133 të gjitha në lagjen numër 4 në Laç dhe pasi të jetë mbyllur e gjithë koha për këto njoftime, do të kemi edhe shembjen e tyre të kontrolluar nga grupet e IKMT-së dhe nga Ministria e Mbrojtjes. Aktualisht sot janë shpërndarë dhe ngritur nga Forcat e Armatosura Shqiptare 57 çadra dimërore në terren duke zëvendësuar një pjesë të çadrave, me të cilat ishin pajisur në momentet e para të emergjencës banorët dhe të cilat duheshin ndryshuar.

Në bashkinë Kurbin, nga vlerësimet kemi 1000 objekte të inspektuara nga të cilat 239 janë të pabanueshme, 7 nga ato që u përmendën më sipër, janë për t’u prishur. Në bashkinë e Lezhës kemi 1200 objekte të inspektuara deri tani, nga të cilat 70 janë të pabanueshme.

Bashkia Mirditë ka gjithashtu 80 objekte të inspektuara nga të cilat 51 janë të pabanueshme.

Aktualisht po vijon mësimi normalisht me 2 turne në ato shkolla, të cilat ku kemi spostuar një pjesë të nxënësve që kanë qenë pjesë e shkollave të dala jashtë funksionit për arsye të heqjes së riskut nga qytetarët. Gjithashtu kemi marrë deri sot 215 telefonata nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë marrë përgjigjen, qoftë nga njësitë e pushtetit vendor, qoftë nga Qendra Operacionale për Emergjencën Civile në Lezhë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME NGA SLLOVENIA/ La shtatëzënë vajzën e presidentit, klubi merr vendimin e rëndë për futbollistin
Previous article ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Gattuso refuzoi 18 ekipe për Napolin, ja emrat

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT