• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI NË KORÇË/ Banorët: Jemi pa bukë, kemi ftohtë! E moshuara: Nuk rrohet kështu
Home
Sociale

TËRMETI NË KORÇË/ Banorët: Jemi pa bukë, kemi ftohtë! E moshuara: Nuk rrohet kështu

3 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Situata në tre fshatrat e Korçës që u goditën nga tërmeti vijon që të mos jetë aspak e mirë. Një pjesë e banorëve që janë vendosur në çadra, thonë se reshjet e shiut kanë krijuar akoma më shumë probleme, ndërsa nuk kanë ushqime.

Ata kërkojnë që të shpallet gjendja e emergjencës dhe të vendosen në institucione, pasi në çadër nuk e përballojnë dot më. Report Tv sjell pamjet nga çadrat ku ndodhen të moshuar dhe fëmijë, ndërsa një grua u transportua për në spital pas problemeve shëndetësore.

“Po na lënë pas dore, këtu nuk ka ardhur mëngjesi akoma, ndërsa një pjesë thonë se po hanë edhe qentë, ndërsa këtu akoma jemi pa mëngjes. Nuk na kanë thënë jo për zhvendosje, por as se cfarë do të bëhet me shtëpitë tona” tha njëri nga banorët.

Ndërsa një grua u shpreh se “Bukën e kemi blerë vetë, askush nuk ka sjellë asgjë, ora 12:00. Gjatë natës kemi pasur të ftohtë, sidomos fëmijët, nuk kemi as rroba për t’i ndërruar. Fëmijët kanë pasur probleme si pasojë e të ftohtit“. “Ftohtë ka qenë, kuverta nuk kemi pasur aq, ushqimet…sot nuk kemi. Nga mëngjesi deri tani nuk kemi konsumuar asgjë” tha një tjetër.

Nën reshjet e shiut, një tjetër banor kishte një apel për shtetin “Ne kërkojmë të shpallet gjendja e emergjencës. Për shëndetësinë nuk kemi se cfarë të themi. Në çadër në çadër por të kemi ushqim“.

Ndërsa në një e moshuar 77-vjeçe tha se “Janë frikësuar fëmijët. Duam një jetë sikur duhet, se kështu nuk rrohet. Jam 77 -vjeçe dhe rri këtu në çadër. Lëkundje ka pasur edhe dje edhe sot, gjatë natës” tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLUMB KUSHURIRIT NË KOKË/ Pezullohet nga detyra efektivi i FNSH, Flamur Karaj
Previous article NUK HARRON "ZAKONIN" E VJETËR/ Ibrahimovic realizon rofishatën e vitit në Amerikë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT