• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI/ Miratohet bonusi i qerasë për 606 familjet e prekura në Tiranë. Veliaj: Shtëpi të reja… (LISTA)
Home
Politikë

TËRMETI/ Miratohet bonusi i qerasë për 606 familjet e prekura në Tiranë. Veliaj: Shtëpi të reja… (LISTA)

16 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e sotme listën e radhës për bonusin e qirasë për 606 familje të tjera, shtëpitë e të cilave janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmeti‬. Pas përgatitjes së dosjeve në një kohë rekord, Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur kalimin e listës së familjeve të prekura nga tërmeti i fundit të nëntorit që kanë aplikuar për bonos qiraje me kushtet e tregut, duke e çuar në 1794 numrin total të familjeve që përfitojnë këtë mbështetje financiare për përballimin e kësaj situate. Masa e bonusit të qirasë është përcaktuar në bazë të njësive të banimit.

( Kliko këtu ) Lista e plotë e 16 dhjetorit me emrat që përfitojnë bonusin e qerave

“Më vjen mirë që deri sot kemi dhënë 1188 bonuse qiraje, pra qira të plota 100%. Kemi qenë me kryeministrin në disa prej tyre edhe vetëm ideja që janë tashmë në një shtëpi më të mirë, fakti që kanë lënë një pallat që është shpallur i pabanueshëm dhe për të kaluar në një pallat të ri, ku në një pjesë të madhe u kanë tepruar nga qiraja duke qenë se qiratë në Kinostudio, Kombinat janë modeste, janë tashmë më mirë edhe pse kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Dhe besoj që zgjidhja afatgjatë i ndërtimit të lagjeve të reja sigurisht do të vijmë këtu me propozimet kur ti kemi dizenjot finale të atyre projekteve do të jetë një situatë akoma më e mirë. Por për ta mbyllur këtë projekt ashtu siç kemi premtuar para festave që ti gjejnë njerëzit e strehuar sot do të kalojmë edhe 606 bonuse qirash të tjera dhe në total do të shkojmë 1794”, tha Veliaj.

Gjithashtu ai bëri të ditur se pjesë e listës së familjeve dhe personave që do të trajtohen me bonus qiraje janë edhe ata që kanë qenë të strehuar në 10 godinat e Universitetit Bujqësor të Kamzës.

“Kemi futur në trajtim edhe studentët e UB edhe pse nuk janë rezident. Fakti që janë konviktorë do të thotë s’janë banorë në Tiranë, ua them pse? Së pari për njerzillëk se përsa kohë që nëqoftëse në mënyrë të përkohshme janë në Tiranë dje i kapi fatkeqësia në Tiranë do të thotë që është primare dhe për ta rikthimi në normalitet. Pra nëse e bëmë këtë për çerdhet, kopshtet, shkollat do ta bëjmë këtë edhe për studentët. Kështu që në dallim nga QS dhe mjekësia ku ne kishim godina me hapësirë dhe ku të mjekësisë i transferuam tek inxhinieria. Në UB të 10-të godinat u rrafshuan, kështu që për këtë arsye kemi rekomanduar 2 masa, së pari kthimi mbrapsht sapo të kthehen në 6 janar sepse mbaron universiteti dhe shkolla këtë javë të marrin mbrapsht të gjithë pagesën e tyre mujore, ndërsa i rimbursojmë dhe me një shtesë tjetër për përballimin e qirasë”, tha Veliaj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK I TREMBEN LIGJIT/ Qytetarët e Kukësit kërkojnë të ndalohet tregtimi i kapsollave: Na shqetësojnë
Previous article "KRIS ARMA" NË URUGUAJ/ Derbi amerikano-latin përfundon në mënyrë tragjike (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT