• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Makina e ndihmës nga Italia, me të gjithë “motorrët” e ndezur për të ndihmuar Shqipërinë
Home
Breaking News

TËRMETI/ Makina e ndihmës nga Italia, me të gjithë “motorrët” e ndezur për të ndihmuar Shqipërinë

27 November, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Që në orët e para të ditës së djeshme makina italiane e ndihmës u aktivizua menjëherë për të ndihmuar Shqipërinë.

Pas telefonatës mes Kryeministrit italian Giuseppe Conte dhe Kryeministrit Edi Rama, me urdhër të kreut të qeverisë italiane, u aktivizua Sistemi Kombëtar i Mbrojtjes Civile, si pjesë e ‘Mekanizmit Europian’ për t’iu përgjigjur kërkesës për ndërhyrje të marrë nga autoritetet shqiptare.

Në Tiranë dhe Durrës kanë mbërritur dhe janë vënë në punë forca njerëzore dhe burime materiale të Shërbimit Kombëtar Italian për të ndihmuar njerëzit e dëmtuar.

Më shumë se 200 njerëz nga ekipet e kërkimit dhe shpëtimit, Forca Ajrore, Guardia di Finanza dhe Komanda e Operacioneve të Përbashkëta dhe disa automjete zjarrfikësish kanë mbërritur në Shqipëri.

Trupës së ndihmës italiane i janë bashkuar stafi mjekësor ‘Areu’ i Rajonit të Lombardisë, vullnetarë të Rajoneve të Puglia dhe Molise, një njësi qensh të ‘UCIS’ dhe teknikë të Departamentit të Mbrojtjes Civile.

Ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese konfirmoi se: Njëqind njësi operatorësh dhe teknikësh zjarrfikës janë në Shqipëri për të dhënë mbështetje dhe ndihmë në një situatë kaq të vështirë”. Ministri i Mbrojtjes Lorenzo Guerini siguroi një helikopter të ushtrisë CH-47 dhe një aeroplan të Forcave Ajrore C-130 për transportimin e pasurive të Mbrojtjes Civile dhe brigadës zjarrfikëse për në Shqipëri.

Për tërmetin në Shqipëri “ne kemi aktivizuar njësinë e krizës ‘Farnesina’ dhe po monitorojmë gjithçka”, – shpjegoi Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio. ,

Qarku i Rajonit të Veneto ka vënë në dispozicion të emergjencës në Shqipëri njerëz nga Departamenti Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Disponueshmëri e gjerë është treguar edhe nga Rajoni i Emilia Romagna.

Kreu i Rajonit,Stefano Bonaccini, tha se “Ka kaq shumë shqiptarë këtu. Ne kemi marrëdhënie, si Rajon me Shqipërinë në sektorë të ndryshëm. E kemi detyrim ndihmën tonë dhe jemi të gatshëm të bëjnë gjithçka që kërkohet dhe çfarë është e nevojshme”.

Në të njëjtën rreshtim është dhe kreu i Rajonit të Puglias, Michele Emiliano: Ne kemi siguruar rreth 250 shtretër në spitale dhe ambiente me referencë specifike ndaj traumave dhe transfuzioneve të gjakut. Ne jemi në dispozicion për t’u sjellë vëllezërve tanë dhe motrat të gjithë ndihmën e nevojshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREKËSE/ Gruaja me kancer nga Kosova dhuron 50 euro për të prekurit nga tërmeti (VIDEO)
Previous article "VAZHDOJMË NESËR"! Tifogrupi Plisat strehojnë në Prishtinë 30 qytetarë të Durrësit (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT