• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Kryqi Kuq i Malit të Zi është duke mbledhur ndihma për të prekurit në Shqipëri
Home
Aktualitet

TËRMETI/ Kryqi Kuq i Malit të Zi është duke mbledhur ndihma për të prekurit në Shqipëri

5 December, 2019 Delo.autor Aktualitet

Kryqi Kuq i Malit të Zi është duke mbledhur ndihma për të prekurit në Shqipëri. Në llogarinë bankare të çelur për këtë qëllim, janë grumbulluar deri tani 42.522 euro, thotë VOA.

Shuma, ndonëse modeste, dëshmon qartë sipas kësaj organizate, gatishmërinë e qytetarëve në shtetin fqinj për të kontribuar sadopak për të mbijetuarit e tërmetit që tronditi vendin tonë një javë më parë.

“Fondet e mbledhura do t’i dorëzohen Kryqit të Kuq të Shqipërisë, i cili ishte aktiv në ofrimin e ndihmës së parë, në mbështetjen sociale dhe në shpërndarjen e ndihmës emergjente për popullatën në zonat që pësuan tërmetin”, thekson Kryqi i Kuq i Malit të Zi, që është në kontakt të vazhdueshëm me Kryqin e Kuq të Shqipërisë, duke ofruar ndihma për ta zbutur sadopak gjendjen pas fatkeqësisë natyrore.

“Hapja e llogarisë bankare ishte mënyra më e mirë për të ndihmuar këtë situatë, pasi burimet financiare do të jenë më të nevojshme për rehabilitimin afatgjatë të efekteve të tërmetit”, thuhet në njoftimin e tij.

Sakaq, edhe komuniteti shqiptar në Ulqin, Krajë, Malësi dhe në Plavë e Guci është angazhuar për mbledhjen e ndihmave materiale dhe fondeve financiare në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.

Me moton “Ndihma jonë e vogël, ka vlerë të jashtëzakonshme” janë hapur disa pika grumbullimi ndihmash, thekson VOA. Në dhënien e ndihmave janë përfshirë edhe fëmijët e shkollave shqipe në Malin e Zi. Tërmeti që goditi Shqipërinë përveç se shkaktoi 51 të vdekur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI/ Rama në mbledhjen e qeverisë: 12366 qytetarë në strukturë emergjence pas tërmetit, vetëm 22 në spital
Previous article TËRMETI/ Rama në “Porta a Porta” flet për humbjen e të dashurës së djalit të tij: Është e vërtetë, por...

Delo.autor

Postime të ngjashme

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun Aktualitet

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se… Aktualitet

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT