• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Katari i përgjigjet thirrjes së Bashkisë, Veliaj: Ne do të rrimë të fokusuar derisa…
Home
Uncategorized

TËRMETI/ Katari i përgjigjet thirrjes së Bashkisë, Veliaj: Ne do të rrimë të fokusuar derisa…

11 October, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale, Uncategorized

Kryebashkiaku u shpreh se pavarësisht kalimit të momentit të parë të emergjencës që krijoi tërmeti, ndihmat janë të nevojshme, sidomos për ato familjet që kanë ngelur pa shtëpi dhe janë strehuar tek të afërmit apo ata që jetojnë nëpër çadra.

Tirana ka nisur rimëkëmbjen dhe rikthimin në normalitet për të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit. Shteti i Katarit iu përgjigj menjëherë thirrjes së Bashkisë së Tiranës dhe nëpërmjet ambasadës ka kontribuar me disa kamiona me ndihma, duke treguar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad Al-Marri morën pjesë në dorëzimin e ndihmave në magazinat e rezervave të emergjencave të Tiranës.

“Jam shumë mirënjohës për gjithë ndihmën që kam marrë nga miku im, ambasadori i Katarit, ndër të parët që i është përgjigjur thirrjes sonë për të dhënë ndihmë të konsiderueshme për fazën e emergjencës. Një mik i mirë është edhe në gëzim, edhe në hidhërim. Kemi qenë bashkë në gëzime dhe në shumë aktivitete sportive, si ato që bëmë për kampionatin botëror, por jemi sot edhe në ditën tonë të nevojës dhe besoj që këtu duket shoqëria e vërtetë, kur dikush të gjendet në ditën që ke një fatkeqësi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se pavarësisht kalimit të momentit të parë të emergjencës që krijoi tërmeti, ndihmat janë të nevojshme, sidomos për ato familjet që kanë ngelur pa shtëpi dhe janë strehuar tek të afërmit apo ata që jetojnë nëpër çadra.

“Sot kemi dhjetra krevatë e shtretër, dhjetra batanije, paketa ushqimore, për qindra familje në gjithë territorin e Tiranës rurale, aty ku kanë qenë edhe dëmtimet më të mëdha dhe kjo është arsyeja pse do të vazhdojmë me shpërndarjen e ndihmave që ka siguruar populli i Katarit, tek të gjitha familjet që janë prekur, për të menaxhuar situatën deri në ndërtimin e shtëpive të reja. Ne do të rrimë të fokusuar derisa ta çojmë këtë mision deri në fund dhe derisa të sigurohemi që çdo shtëpi është rindërtuar dhe çdo njeri ka marrë ndihmën e nevojshme”, është shprehur Veliaj.

Ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad Al-Marri, shprehu solidaritetin e plotë të popullit katarian me situatën që shkaktoi tërmeti.

“Jemi sot këtu për të shprehur solidaritetin tonë me popullin shqiptar, pas tërmeteve të fundit. Jam krenar që populli katarian i gjendet pranë sot vëllezërve të tyre shqiptarë të prekur nga tërmeti. Dua të përmend këtu edhe rolin e “Katar Charity” për reagimin e shpejtë në ndihmë të familjeve të prekura dhe mbështetjen e menjëhershme e të pakursyer në kohë vështirësie”, tha ambasadori i Katarit.

Ai ka shtuar gjithashtu se në çdo rast do të ketë bashkëpunim dhe ndihmë mes dy vendeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR TRAJNERIN PIOL REZERVOHET NJË KALENDAR I HEKURT/ Ja 6 sfidat e ardhshme të Milanit
Previous article SARRI MERR LAJME TË MIRA/ Tre lojtarë rikuperohen nga dëmtimet, ja emrat

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT