• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI I SHEMBI SHTËPINË/ E moshuara: Na shpëtoi tavani me kallama! Lopën e zuri brenda, pulat fluturuan…
Home
Breaking News

TËRMETI I SHEMBI SHTËPINË/ E moshuara: Na shpëtoi tavani me kallama! Lopën e zuri brenda, pulat fluturuan…

2 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News

“Tjegullat për të bërë shtëpinë i kam mbajtur mbi shpinë, rrija natën dhe prisja tullat”, kështu e nis fjalën e saj nënë Vitorja nga Bubqi. Banesa e së cilës tashmë i ngjan një gërmadhe pasi u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ky fillimvit e gjeti çiftin e të moshuarve Mark dhe Vitore Doda në çadër, bashkë me të edhe familjen e djalit të tyre. E moshuara tregon vuajtjet që ka kaluar për të ndërtuar shtëpinë dhe që tashmë nuk ka asgjë, veç një çadre të ngritur në oborrin e banesës së tyre.

“Shtëpinë e kemi bërë me mund dhe djersë, nuk kam gjuhë e gojë për të thënë sa vuajtje dhe mund na është dashur për të ndërtuar shtëpinë. Kam mbajtur tjegulla në shpinë për të bërë shtëpinë.Ka 40 vjet që është bërë, tullat i kam prerë me dorë gjithë natën, i lija fëmijët i jepja gji dhe shkoja prisja tulla,360 tulla i prisja në natë. Isha nëna e 8 fëmijëve bëja punë edhe në kooperativë që të bëja normën dhe të bëja atë konak shtëpie që u shemb”, tha Vitore Doda

Nënë Vitorja thotë se nga tërmeti iu shemb edhe kasollja ku mbante gjënë e gjallë duke i zënën bagëtinë. Për këtë familje rritja e gjësë së gjallë ishte dhe burimi i vetëm ekonomik.

“Se tërmeti e prishi vendin e punëve, lopën e zuri brenda e këputi në shpinë. E mori djali e shiti në Fushë-Krujë te një kasap. Erdhi dhëndri të rregullojë vendin e pulave, se shpëtuan se fluturonin, por lopën dhe rosat i zuri brenda. Shyqyr që shpëtuam se erdhi atë natë me gjithë atë duf, por për fat e forcuam atë konak se kur ra tërmeti i parë ai plasi. Ai na shpëtoi jetën se tavani ka qenë me kallama, se të na binte në shpinë gjithë ai, 5 vetë do kishim vdekur ose do ishim aksidentuar”, tha nënë Vitorja.

10 mijë banorë kaluan natën e ndërrimit të viteve në çadër. Ditët e fundit temperaturat janë ulur ndjeshëm. I ftohti i acartë e bën akoma më të vështirë edhe jetesën e banorëve në çadra. Akoma më e vështirë është kjo situatë për fëmijët e të moshuarit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARINA DHE LUANA ARRATISEN NË DUBAI/ Motrat kalojnë pushimet me Getin dhe Krenarin
Previous article E DHIMBSHME/ Nëna humb jetën pasi mëson për vdekjen e te birit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT