Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për 10 zyrtarë të Bashkisë së Krujës, një vit pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019.
10 zyrtarët e Bashkisë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, akuzohen për “Falsifikim dokumentesh”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të formularëve dhe stampave”. Këto hetime kanë nisur pas dëmtimieve që pësoi shkolla “Ramazan Jangozi” në Thumanë, nga tërmeti me magnitudë M6.4.
Objekti për të cilin Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet, është marrë në dorëzim dhe restauruar nga Bashkia e Krujës pas tërmetit. Zyrtarët e vënë nën hetim janë projektues, mbikëqyrës, kolaudatorë, administratorë dhe funksionarë të bashkisë Krujë.