• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI/ “Brenda marsit do kemi rezultatet e para”, Rama e Balluku vizitojnë familjen e dëmtuar në Vorë
Home
Politikë

TËRMETI/ “Brenda marsit do kemi rezultatet e para”, Rama e Balluku vizitojnë familjen e dëmtuar në Vorë

14 January, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda balluku kanë vizituar një familje në Vorë, banesa e së cilës është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama pasi bisedoi me djalin më të vogël të familjes, Samuelin, tha se çfarë është prishur nga tërmeti, do të rindërtohet.

“Samuel, qenke 2 vjeç, por qenke marshallah. Ky është një tren për ty, e paska edhe me dy lokomotiva. Kurse kjo lodra tjetër është për të bërë vizatime dhe aritmetikë. Këtu ke edhe një lojë për të mësuar numrat.

  • foto galeri
  • foto galeri

Duhet të përfundojmë inventarin e të gjitha dëmeve të shtëpive që janë prishur për të bërë ndërtimet e reja. Te pallatet do bëjmë projektet dhe do të rindërtojmë”, deklaroi Rama.

Kryefamiljarja e shtëpisë deklaroi se kur ka rënë tërmeti, kishte panik në banesë, ndërsa theksoi se lëkundjet ishin të frikshme.

“Kur ra tërmeti i fuqishëm, kemi dalë nëpër shkallë, ndërsa lëkundjet vazhdonin. Në kat të dytë na u fikën dritat dhe thamë se mbaroi çdo gjë. Ishim të traumatizuar, por kaloi pa dëmtime në njerëz”, u shpreh kryefamiljarja.

Ministrja Belinda Balluku vlerësoi se brenda muajit mars do të ketë edhe rezultate konkrete.

“Për momentin po bëhen vlerësime, ndërsa më pas do të kemi edhe projekte, që sigurisht do të zbatohen. Brenda marsit do të kemi rezultatet e para”, nënvizoi Balluku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET "I FORTI" NFA FUSHË KRUJA/ Lëvizte me armë dhe makinë të blinduar pa... (EMRI+VIDEO)
Previous article RRUGËTIMI ME FOTO/ Fatma Methsani na tregoi mënyrën më të ëmbël se si do ta mbajë mend shtatzaninë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT