• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Bashkia Lezhë miraton qiranë për 160 familje. Ndreu: Pas vlerësimit të dëmeve, fillojmë shembjet
Home
Sociale

TËRMETI/ Bashkia Lezhë miraton qiranë për 160 familje. Ndreu: Pas vlerësimit të dëmeve, fillojmë shembjet

17 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar dhënien e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për 160 familje banesat e të cilave janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu është shprehur se, kjo është faza e parë e familjeve që do të trajtohen me bonus qiraja, pasi procesi po vazhdon.

Ai ka garantuar se brenda kësaj jave do të përfundoje vlerësimi përfundimtar i objekteve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

“Duhet të kuptojmë se ne nuk mund të operojmë mbi personat që janë qiraxhinj, por vetëm ata që kanë banesën dhe ata që janë në banesa shtetërore, aplikohet. Këtu shpërndarja është mikse, pallatet e reja si konstrukt nuk na kanë rezultuar se janë të pabanueshme, port banesa të ndryshme brenda pallateve kanë shembje të mureve të brendshme,prandaj janë trajtuar me bonus qiraje. Operatori që ka bërë pallatin do të riparojë hyrjet atëherë do të rikthehen në banesat përkatëse. Mendoj se për pak ditë do të mbledhin këshillin për miratimin e shembjes së disa objekteve. Zgjidhje me të shpejtë se bonusi i qirasë, se pjesa më e madhe do të përballohet nga qeveria. Ne po operojmë me qeverinë që të hyjmë në fazën e shembjes dhe rindërtimit të disa objekteve, ku po u them hapur prevalon hapur pallati ’88”, ka deklaruar Ndreu.

“Ne nuk i kemi kostot si në Tiranë, a është apo jo e mjaftueshme e ndryshojmë me marrëveshje mes nesh, meqenëse se ministria na solli projeksion më të lartë” ka thënë Ndreu.

Në fund vendimi është miratuar për çmimin e qirave sipas vlerës së tregut. Familjeve të prekura nga tërmeti në Lezhë do t’ju paguhet qiraja deri në rindërtimin apo rikonstruksion e banesave që janë dëmtuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË MBROJMË LIRINË E FJALËS..."/ Qytetarët i kthehen Bashës: Ti mbroje me VILËN. Bën sikur të këputet shpirti...
Previous article "NUK VIJ MË..."/ Ish-mbrojtësi i Kukësit rrëfen tmerrin e tërmetit

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT