• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI/ Balla me Princin e Kurorës së Abu Dhabit: Përgjigjja që mora për Shqipërinë dhe ndihma për rindërtimin
Home
Politikë

TËRMETI/ Balla me Princin e Kurorës së Abu Dhabit: Përgjigjja që mora për Shqipërinë dhe ndihma për rindërtimin

16 December, 2019 k.autor Politikë

Kreu i grupit parlamentar te PS-se, deputeti Taulant Balla ka qene sot në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dabi, ku sic njofton edhe vete, pati mundësinë të takohej me LT Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Balla thekson se e ka falenderuar për solidaritetin që ai tregoi për Shqipërinë menjëherë pas fatkeqësisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Duke e informuar për situatën aktuale dhe vlerësimin paraprak të dëmeve të shkaktuara, Shqipëria do t’i ishte mirënjohëse Emirateve të Bashkura edhe për një mbështetje financiare për rindërtimin e mijëra banesave si dhe të shkollave dhe qendrave shëndetësore të dëmtuara nga tërmeti”- shkruan Balla.

Pergjigja qe ka marre nga Princit të Kurorës së Abu Dabit LH Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan ka qene befasuese: “Jemi vëllezër”. Ai theksoi me tej se Emiratet e Bashkuara të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë edhe për rindërtimin.

“Populli i Emirateve të Bashkuara i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe i qëndron pranë popullit shqiptar në këto momente të vështira”-tha ai.

Nderkohe qe sipas Balles, edhe me Kryetarin e sapo zgjedhur të Parlamentit të Emirateve të Bashkuara Sh.T.Z. Saqr bin Ghubash Saeed Ghubash tema kryesore e bisedës ishte nevoja e mbështetjes së Shqipërisë në fazën e rindërtimit.

“Rikonfirmuam nivelin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve tona, si dhe mbështetjen reciproke në organizatat ndërkombëtare ku bejmë pjesë. Kuadri i marrëveshjeve bilaterale të firmosura mes dy vendeve dhe të ratifikuara nga dy parlamentet është i plotësuar, i cili ndikon drejtpërdrejtë intensifikimin e investimeve të ndërsjellta dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare. Është shumë e rëndësishme që EBA të heqin vizat për qëllim turizmi për qyetarët shqiptarë si dhe vendosja e një linje direkte fluturimi me Tiranën”- thote Balla.

Sipas tij, ne zbatim jane disa marrëveshje bashkëpunimi me ADFD (Abu Dhabi Fund for Development) sikurse është edhe projekti i Buleverdit të Tiranës.

“Gjatë takimeve me autoritetet e larta të Emirateve të Bashkura ishte i pranishëm edhe Presidenti i Këshillit Global për Paqen dhe Tolerancën Sh.T.Z. Ahmed Bin Mohamed Al Jarwan, i cili do të vizitojë në javët në vijim Shqipërinë, pikërisht për të parë nga afër nevojat e Shqipërisë në procesin e rindërtimit”- thekson Balla.

ballaballa1balla2balla3balla4balla5balla6balla7

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT PËR FALSIFIKIM FORMULARËSH/ Caktohet data e seancës së parë të gjyqit për Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së
Previous article 9 TË ARRESTUARIT PAS TËRMETIT/ Shtyhet për NESËR caktimi i MASËS së sigurisë

k.autor

Postime të ngjashme

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma Politikë

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit Politikë

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT