• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI/ Arben Ahmetaj: Do të ndërtojmë qyteza, banorët e dëmtuar të aplikojnë nëpër bashki
Home
Politikë

TËRMETI/ Arben Ahmetaj: Do të ndërtojmë qyteza, banorët e dëmtuar të aplikojnë nëpër bashki

6 January, 2020 F.autor Politikë

Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj në një dalje publike për mediat ka sqaruar sesi do të veprojë qeveria për të ndërtuar qytezat e premtuara. Ahmetaj shpjegoi procedurën, ndërsa ka vlerësuar se qeveria nuk ka lënë asnjë banor pa strehë.

“Që nga data 26 nëntor, kemi vazhduar me akomodimin e të gjithë qytetarëve që humbën shtëpinë ose shtëpitë e tyre u përcaktuan si ta pabanueshme. Bonusi i qirave bën të mundur, që deri në kthim në shtëpi, të mund të jetojnë në shtëpi me qira dhe më datë 2 janar, kryeministri ka kërkuar nga bashkitë në zonat e emergjencës, që të gjithë kryetarët përkatës të bashkive të vazhdojnë procesin e përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane, të cilave kryeministri iu është referuar në vazhdimësi, që janë pjesë e ligjit të posaçëm për rindërtimin. Për 25 deri 20 ditë do të kemi në të gjithë territorin e Shqipërisë ku është përcaktuar ku ka dëmtime, kryesisht në Shqipërinë e mesme, por edhe në Lezhë e Kamzë, pra të gjitha këto bashki janë të detyruara brenda afatit që ka kërkuar kryeministri të sjellin verifikimet e tokave ku do ndërtohen banesat individuale, qytezat urbane siç jemi referuar në ligj të posacëm”, tha Ahmetaj.

Arben Ahmetaj iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti që të aplikojnë pranë bashkisë ose njësive bashkiake në Tiranë.

“Është hera e parë që kemi një ligj të posacëm për një situatë emergjente. Kemi procedurat përkatëse për programin e rindërtimit. Nesër ka një takim të posacëm me kryearët e bashkive, ku do të bëjmë një listë të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe që banesat e tyre janë vlerësuar si të pabanueshme ose banesa që kanë nevojë për rikonstruksion. Në bazë të vendimit, duke nisur nga nesër, kryetarët e bashkive duhet të ngrenë platformë aplikimi për qytetarët. Aplikimi do të jetë tepër i thjeshtë. Ju lutem, të gjithë familjarëve që banesat e tyre janë quajtur të pabanueshme ose të dëmtuara, të mund të drejtohen në institucione, kudo të bëhet financimi përmes njësive vendore ose entiteteve që do të autorizohen nga Këshilli i Ministrave. Ky është vendim shtyllë, sepse detyron të gjitha bashkitë që në bazë të tokave që do të caktojnë (ne kemi rekomanduar tokat shtetërore) për 30 ditë tokat ku do të ndërtohet. Pa këto, nuk kalohet dot tek rindërtimi.  Ne nuk kemi lënë asnjë qytetar jashtë. Do të bëhen edhe rikonstruksione në bazë të dëmtimeve dhe do kemi grante për këtë gjë”, deklaroi ministri Ahmetaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HAPI I PARË..."/ Thaçi flet pas takimit me kreun e LVV: 48 orë afat Albin Kurtit për emrin e kryeministrit
Previous article PO SHIJON PUSHIMET DIMËRORE NË NEW YORK/ Prezantuesja seksi ndez arenën e NBA (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT