Bilanci i viktimave në Turqi si pasojë e tërmetit ka shkuar në 25. Ndërkohë është rritur dhe numri i personave të plagosur ku numërohen më shumë se 800.
Autoritetet vijojnë ende operacionet e kërkim-shpëtimit. Nga 17 banesa të shembura, deri më tani ka përfunduar puna në 8 prej tyre nga gërmadhat e të cilave janë nxjerrë trupat e pajetë.
Shteti është mobilizuar i gjithi teksa në zonën e tërmetit janë vendosur 3.066 çadra, 10.560 shtretër dhe 5 kuzhina të lëvizshme.
Tërmeti i rëndë goditi mesditën e djeshme (30 tetor) Turqinë dhe Greqinë. Në Turqi lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.
Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.6, ballë.
Sipas mediave turke, tërmeti u shoqërua me 410 pasgoditje ku 33 prej tyre ishin me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter.