Në Mazhë të Krujës jeton një burrë i moçëm. E themi këtë pasi, Ramazan Rushi është 100 vjeç. Ai tregon se atë që përjetoi në 26 nëntor, nuk e ka përjetuar në asnjë ditë të jetës së tij të gjatë.
Lëkundjet e forta sizmike të 26 nëntorit morrën 51 jetë dhe lanë në mes të rrugës së madhe me mijëra banorë, pasi banesat e tyre u shkatërruan.
Dhe tani që ditët e ftohta të dimrit kanë ardhur të prekurit nga tërmeti nuk e dinë se si do i kalojnë këto ditë të ftohta.