100 milion lekë,do të vihen në dispozicion nga Bashkia Korçë për ringritjen e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Floq dhe zonat e tjera të dëmtuara në qytet e fshatra të bashkisë. Siç është raportuar më herët, nga përllogaritjet e bëra, dëmi i shkaktuar nga tërmetet kapte shumën rreth 250 milion lekë. Për të bërë të mundur grumbullimin e kësaj shume, janë vënë në lëvizje bashkitë e drejtuara nga socialistët, pas urdhrit të kryeministrit Rama, si dhe disa biznese private.


