Kryeministri Rama tha se shtëpitë e prishura nga tërmetet në fshatin Floq të Korçës, do të rindërtohet dhe për këtë do të përdoret edhe një pjesë e fondeve të fushatës.
Në një takim me banorët e njësisë numër 10, ku ishin të pranishëm edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, Kryeministri theksoi se do të bëhet një fond solidariteti të çdo bashkie, ku çdo bashki do të marrë përsipër ndërtimin e një shtëpie.
“Do bëjmë një fond solidariteti të çdo bashkie, çdo bashki do marri përsipër një shtëpi. Një pjesë të fondeve të fushatës do t’i fusim aty dhe si SS të japim ca kontribute, pastaj dhe diçka nga buxheti dhe do ta bëjmë se ishin dëmtuar shumë. Të paktën nga shtatori ata të futen në shtëpi se ngaqë është lart atje dhe është ftohtë”, tha Rama.
ERTV Live😊: Me banorët e Njësisë Administrative Nr.10 TIRANË #30QERSHOR🌹 ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA🇦🇱QE🇪🇺DUAM
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 7. Juni 2019



