Sërish zona juglindore e vendit është tronditur nga tërmete. Vetëm në 7 orët e fundit ka pasur 16 lëkundje toke. Tërmeti i parë i cili ndodhi në orën 00:20 minuta pas mesnatës ishte me magnitudë 1.6 ballë.
Ndërsa i fundit është regjistruar në orën 07:05 me magnitudë 2.2. Ky tërmet epiqendrën e ka pasur në Leshnja të Korçës.
Mësohet se në fshatin Floq janë strehuar në ambientet e shkollës 70 persona, ndërsa 50 të tjerë janë ende në çadra.
Ndërkohë 25 banorët janë strehuar në qendra sociale në qytetin e Korçës. Duhet të themi se ende ka panik pasi lëkundjet ende vazhdojnë.


