Ministrja e Infrastrukturës dhe të Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se në asnjë qytet nuk ka probleme me energjinë elektrike dhe se të gjitha rrugët janë funksionale.
Ajo ka theksuar se në terren dëmet e shkaktuar nga tërmeti do të vlerësohen nga inxhinierë.
“Të gjitha akset rrugore në vend janë të aksesueshme. Edhe për problemet energjitike, si në Vorë dhe Durrës janë zgjidhur. Nuk ka probleme me energjinë elektrike. Portet janë në funksion të plotë. Rama ka qenë në krye të të gjithë operacionit, që është menazhuar nga qeveria shqiptare. Kryeministri Ram ka treguar bashkë em qeverinë e tij, atij të Korçës dhe Shqipërisë së Mesme ka aftësi menaxheriale, ne jemi pranë qytetarëve. Unë do dal tani në terren për të parë dëmet dhe verifikimi do të bëhet nga inxhinierë. “, u shpreh Belinda Balluku.


