Informacione të reja kanë dalë ne dritë për tërmetin e rëndë që tronditi kufirin mes Iranit dhe Irakut. Sipas agjencise se lajmeve BBC behet e ditur se numri i viktimave kanë shkuar në 335.
Tërmeti i frikshëm me magnitudë 7.3 që goditi rajonin kufitar verior ndërmjet Iranit dhe Irakut. Mediat e huaja raportojnë se nga tërmeti mbetën më shumë se 1,700 persona të plagosur.
Mediat vendase kanë thëne se së paku 164 njerëz vdiqën në provincën perëndimore të Kermanshah të Iranit, raporton BBC.
Thuhet se gjithë ky është një bilanc i përkohshëm dhe autoritetet kanë frikë se numri i viktimave mund të shënojë rritje.
Shefi i shërbimeve emergjente të Iranit, Pir Hossein Koolivand tha për televizionin iranian “Irinn” se shumica e viktimave ishin në qytetin Sarpol-e Zahab, rreth 15 km larg kufirit.





