Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi ka qëndruar mbi 1 orë në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa në dalje është pyetur nga gazetarët, por nuk ka dhënë asnjë shpjegim.
Në fund, ish kryebashkiaku i Tepelenës ka deklaruar “të fala Ristanit”.
View this post on Instagram
A post shared by Panorama TV (@panoramatv.albania)
Nga kjo deklaratë rezulton se Peçi është paraqitur në SPAK për një denoncim të bërë nga Arben Ristani, në prill 2025 sipas tij për një aferë korruptive.
Sipas Ristanit, afera korruptive shkon në 66 milionë euro, duke bërë që këto para të shkojnë në një grusht njerëzish. Por Ristani shtoi se këto kasaphana korruptive do të marrin fund më 11 maj.
Denoncimi i Ristanit
Tërmet PUBLIÇITARI dhe drejtori i tij kamikaz Lorenc Bami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë korruptive për të përfituar 18 milionë euro të ardhura nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Konkretisht në vitin 2017, Lorenc Bami, nëpërmjet gruas së tij themelon kompaninë NG STRUCTURES dhe menjëherë firmosën tendera publikë në Bashkinë Tepelenë dhe Gjirokastër.
Kjo kompani, e vetme dhe në bashkëpunim me operatorë të tjerë, ka rezultuar fituese në tendera me vlerë 66 milionë euro, ku spikasin tenderat e rindërtimit.
NG STRUCTURES rezulton që të jetë kompania e përzgjedhur dhe nga IUMENTIS shpk, kjo e fundit me firmën e Tërmet Publiçitarit ka përfituar tokë publike dhe leje ndërtimi për thertoren rajonale të Qarkut Gjirokastër, e më pas kalon paratë tek kompania e Drejtorit të Bashkisë.
Por abuzimi nuk mbaron me kaq, Lorenc Bami në vitin 2019 themelon dhe një tjetër kompani, Artreum Generation nëpërmjet të cilës ka marrë nënkontraktimin e një tjetër tenderi në Bashkinë Memaliaj për ndërtimin e Ujësjellësit, një tjetër procedurë e denoncuar nga Partia Demokratike.
Të nderuar qytetarë,
Ad
Güneş panelleri + ev tipi batarya yıl boyunca elektrik faturanızı nasıl azaltabilir
Ev Enerji Maliyetleri Analizi
Emekliler için modern daireler hakkında bilmeniz gerekenler
Emeklilik Yaşam Rehberi
Tërmeti i partisë nuk mund të ishte ndryshe nga shokët e Rilindjes.
Me VKB të posaçme, ai i ka dhuruar motrës së tij mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një Agroturizmi dhe, për financimin sigurisht i vjen në ndihmë shoqja tjetër rilindase Frida Krifca, me një financim në vlerën 220.000 euro me fondet e IPARD.
Për thertoren dhe Agroturizmin e motrës, Frida Krifca ka dhënë rreth 1 milionë euro nga fondet, të cilat duhet të shkonin për fermerët.
Kjo pra është thertorja korruptive në të cilën Tërmeti i partisë i futi paratë e qytetarëve të Gjirokastrës, Tepelenës dhe Memaliajt.
Kjo kasaphanë korruptive me paratë e shqiptarëve do të marrë fund më 11 maj.
Sot në emër të Partisë Demokratike, depozitova pranë SPAK kallëzimin penal për këtë megavjedhje 5T, e cila ka lënë me gojë hapur edhe arkitektët e 5D dhe 5B.
Partia Demokratike zotohet se do t’i çojë para ligjit të gjithë ata që kanë futur duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë si dhe do të konfiskojë çdo pasuri të vënë në kurriz të shqiptarëve, për t’i kthyer ato para në buxhetin e shtetit.


