• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRHOQI ZVARRË 13 VJEÇAREN/ Zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit kanadez: Si tentoi ta përdhunonte në…
Home
Aktualitet
Kronikë

TËRHOQI ZVARRË 13 VJEÇAREN/ Zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit kanadez: Si tentoi ta përdhunonte në…

18 April, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Për ngjarjen e regjistruar një ditë më parë në lagjen 13 në Durrës ku policia e Durrësit, ndërhyri në kohë, të ndalonte 50-vjecarin nga Kanadaja në tentativën e tij për të përdhunuar një minorene, kanë dalë detaje të reja. Mësohet se 50-vjeçari prej disa ditësh ndodhej në Durrës me pushime.

Burime thanë për Faxweb se përpjekja për ta përdhunuar vajzën e mitur, e cila gjithashu ndodhej me pushime me familjen e saj (shtetase hungareze) ka zgjatuar vetëm disa caste, pasi ka qenë vetë 13-vjecarja që ka kërkuar ndihmë në momentin që kuptoi se 50-vjecari kishte qëllime të tjera. Mësohet se shtetasi i ndaluar tashmë i kishte kërkuar vajzës ti tregonte se ku ndodhej vendi që ai do të shkonte, duke qenë se ajo dinte të fliste anglisht.

Pasi qëndruan për disa minuta bashkë, ai i kishte kërkuar ta shoqëronte deri tek një apartament, sepse druante se mund të humbte rrugën. Me shumë mirësiellje, vajza 13-vjecare e ka shoqëruar deri pranë apartamentit që ndodhet në një nga pallatet e zonës së plazhit të Durrësit.

Por në momentin që kishën mbërritur pranë këtij pallati (që është edhe zonë disi e fshehur), 50-vjecari i ka kërkuar ta shoqëronte deri tek apartamenti. Në momentin që vajza ka refuzuar të ngjitej bashkë me 50-vjecari në apartament, ai e ka kapur për dore duke përdorur forcë për ta futur në hyrjen e pallatit. Në këtë moment, vajza ka bërtitur duke kërkuar ndihme.

Për fatin e saj të mirë, aty pranë ndodheshin disa banorë të zonës të cilët janë afruar me shpejtësi. Ndërkohë, 50-vjecari ka tentuar të largohej me shpejtësi. Banorët të shumtë në numër e kane kapir dhe me pas rrahur shtetasin kanadez.

Më pas banorët lajmëruan policinë, e cila në pak munuta bëri të mundur ndalimin e 50-vjecarit, që më pas u mor në pyetje në Komisariatin e Policisë Durrës. Policia ka vënë në dijeni edhe ambasadën kanadeze me qëllim marjen e informacioneve rreth personalitetit dhe të shkuarës së tij. Vetë 50-vjecari ka mohuar të ketë kryer këtë tentativë, duke deklaruar se vajza e ka keqkuptuar pasi nuk kishte për qëllim ta përdhunonte.

“Nuk është absolutisht e vërtetë. Unë i kërkova të më shoqëronte dhe në momentin që mbërrita në destinacion e falenderova duke e përqafuar. Ky gjest u keqkuptua nga vajza dhe bërtiti duke kërkuar ndihmë. Kjo është e gjitha. Në momentin që vajza bërtiti u afruan disa qytetarë dhe më qëlluan”,- mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 50-vjecari.

Ndërkohë, vajza nga Hungaria është marr gjithashtu në pyetje në prani edhe të një psikologe ka pohuar se 50-vjecari ka tentuar ta fuste forcërisht në apartamentin ku qëndronte prej pak kohësh. Mësohet se shtetasi kanadez qëndronte prej disa kohësh në qytetin e Durrësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MIKESHA SHEMBULLORE"/ Arbana ia shpreh dashurinë kështu Xhemit dhe nuk ka më bukur (FOTO)
Previous article ASTRIT PATOZI/ ME KËMBË TË MBARË!

F.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT