Pas peticionit dhe protestës së banorëve në Kodër-Kamëz, që kërkonin lejimin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollës së re “Nënë Tereza”, sot ka ardhur twrheqja e dhëndrit tw Berishës, Jamarbër Malltezi, çka i hap rrugën ndërtimit të shkollës.
Kështu, disa orë përpara protestës së 13 prillit të lajmëruar nga PD, mbyllet një tjetër protestë e opozitës, e cila drejtohej nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.
Me sa duket, betejat e opozitës po bien një nga një. Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës dhe komunitetit të zonës në Kodër-Kamëz, duke deklaruar se nuk mund të mohohet nevoja që kanë banorët për një shkollë të ciklit parauniversitar, ashtu siç nuk mund të mohohet edhe interesi i lartë publik që vepra mbart në vetvete.
Shkolla “Nënë Tereza” do të ndërtohet sipas gjurmës së përcaktuar nga Bashkia e Tiranës në studimin për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytetin e Tiranës.
Ajo që bie në sy është se sikurse në çdo projekt të mëparshëm të Bashkisë së Tiranës që ka rezultuar i suksesshëm, ka hasur në fillim në kundërshti nga ana e opozitës, si te sheshi Skënderbej, Pazari i ri, këndi i Lojërave të Liqeni Artificial etj.
Por, në fund, të gjitha këto projekte të Bashkisë së Tiranës janë realizuar.
Arrihet marrëveshja për ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamzë midis Bashkisë Tiranë, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Sipas kësaj marrëveshje, Universiteti Bujqësor i Tiranës pranon dhe bie dakord që shkolla e integruar “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, të ndërtohet në të njëjtin vend të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës dhe sipas projektit të hartuar prej saj. Duke njohur nevojën për zhvillimin e infrastrukturës arsimore në Kodër-Kamëz, Universiteti Bujqësor i Tiranës thekson se pavarësisht kundërshtimit të shprehur ditët e fundit, nuk mund të mohohet nevoja që ka komuniteti dhe zona për një shkollë të arsimit parauniversitar, ashtu siç nuk mund të mohohet edhe interesi i lartë publik që vepra mbart në vetvete. Universiteti Bujqësor i Tiranës angazhohet dhe mbështet Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e shkollës së re, sipas gjurmës së ndërtimit të përcaktuar në studimin e Bashkisë për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytetin e Tiranës. Bashkia e Tiranës përshëndet dhe mirëpret vendimin e Senatit dhe Rektoratit të UBT-së, i cili i hap dritën jeshile ndërtimit të shkollës “Nënë Tereza”, e cila është një domosdoshmëri për banorët e zonës së Kodër-Kamzës dhe qytetit të Tiranës.


